LAJMI I FUNDIT:

Mes tensioneve, ankesave dhe ndërprerjeve, Peja fiton ndaj Prishtinës në Ligën Ballkanike

Mes tensioneve, ankesave dhe ndërprerjeve, Peja fiton ndaj Prishtinës në Ligën Ballkanike

Ndeshja e vlefshme për Ligën Ballkanike, mes Pejës dhe Prishtinës është mbyllur me fitoren e pejanëve me rezultat 87:84.

Kjo përballje ishte e balancuar dhe skuadrat luftonin për epërsinë, me Prishtinën që ishte para për një kohë më të gjatë.


Por 19 sekonda para fundit, kur Prishtina ishte në epërsi me rezultat 84:80, Justin Davis realizoi treshe.

Në aksionin vijues, topi erdhi te kroati Henrik Shirko, i cili u pengua nga dy lojtarë të Pejës, por sipas gjyqtarëve nuk kishte asgjë të parregullt.

Shirko humbi topin, që erdhi te Sadio Doucuore, që shënoi për 85:84 në të mirë të Pejës, pesë sekonda para fundit.

Pasoi reagimi i ashpër i trajnerit dhe i bankës së Prishtinës. Trajneri i Prishtinës u fut në parket dhe u afrua te gjyqtarët.

Gjyqtarët nga Mali i Zi e ndëshkuan me gabim teknik trajnerin kroat të Prishtinës, Jaksa Vulic,  ndërkohë kryeqytetasit u tërhoqën nga ndeshja, për t’u kthyer pak minuta më vonë.

Larry Thomas i Pejës realizoi dy gjuajtjet e lira për dy tekniket, ndërsa  Diamond Smith i Prishtinës kishte gjuajtjen e fundit për të barazuar, por nuk ia arriti dhe Peja fitoi 87:84.

Ndeshja u luajt në Gjakovë për shkak të telasheve teknike në palestrën në Pejë, e ku të pranishëm ishin dy grupet e tifozëve, ndërsa kishte tensione edhe në tribuna. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Kalo në kategori