LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutimi u bë në sy të motrës, vrasja e shqiptarit nga Shkodra dyshohet se ndodhi pas aferës me gruan e ish-ortakut

Ekzekutimi u bë në sy të motrës, vrasja e shqiptarit nga Shkodra dyshohet se ndodhi pas aferës me gruan e ish-ortakut

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Edmond Mustafës, shqiptarit nga Shkodra që u ekzekutua në qendër të Tivarit në Mal të Zi.

I riu u ekzekutua në sy të motrës, ndërkohë që pas orë pas ngjarjes policia vuri në pranga 28-vjeçarin Dino Ibrahimoviçin, i cili konsiderohet të jetë pjesëtar i të njëjtit grup kriminal.


Mediat vendase japin detaje të tjera, duke theksuar se ai konsiderohej si person i afërt me klanin Skaljar, të cilët dyshohet se ishin edhe ekzekutorët.

Policia malazeze konfirmoi ditën e djeshme se edhe viktima por edhe autori i përkisnin të njëjtit klan dhe se Ibrahimoviç tentoi të arratisej me skuter, por u arrestua.

I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë. Spekulohet se pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar, Alan Kožar, në Korfuz, në vitin 2020, Mustafa filloi të publikonte pretendime në TikTok se pas likuidimit qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar” .

Ai dyshohet se ka publikuar korrespondencën sekrete të Sky-it, po ashtu është thënë se ka “fluturuar” dhe është ofruar në polici si dëshmitar-bashkëpunëtor.

Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviç në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori