Barcelona synon të ofrojë kartonin e një lojtari për të kompletuar transferimin e mesfushorit të Evertonit
Barcelona duhet të gjejë sa më parë një zgjidhje nëse duan të sigurojnë nënshkrimin me mesfushorin e Evertonit, Amadou Onana.
Senegalezi me shumë mundësi do të ‘vërshohet’ nga oferat këtë verë, duke e bërë të vështirë për Barcelonën që të fitojnë garën për transferimin e tij shkaku i gjendjes financiare në ekip.
Drejtori sportiv Deco duket se pëlqen 22-vjeçarin për të plotësuar numrin e mesfushorëve në ekip, por nuk janë në gjendje të ofrojnë më shumë se 40 milionë euro për kartonin e tij.
Gazeta katalanase Sport, ka raportuar se Evertoni i ka bërë me dije drejtuesve të klubit blaugranas që ata nuk janë ta gatshëm ta shesin lojtarin për 40 milionë euro plus bonuset, dhe i kanë kërkuar Barcelonës 60 milionë euro.
Gjithçka bëhet me e komplikuar për Barçën kur dihet se në garë për shërbimet e Onanas janë edhe Arsenal dhe Manchester United, klube të cilat mund të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesën e Evertonit.
Raporti shton se Barcelona mund të konsiderojë mundësinë për të përfshirë kartonin e ndonjë lojtari në marrëveshje për të ulur çmimin.
Tek Barcelona tashmë është një listë e lojtarëve që klubi nuk llogarit më në shërbimet e tyre, duke përfshirë edhe një numër lojtarësh që janë në huazim tek klubet tjera.
Emra si Eric Garcia, Ansu Fati, Julian Araujo, Clement Lenglet dhe Pablo Torre do të konsiderohen si opsione për tu përfshirë në ofertën e ardhshme të Barcelonës për Onanan./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Thiago Motta ka pranuar të drejtojë Juventusin, detajet e marrëveshjes
FC Roha Eagles, skuadra shqiptare në futsall do të luajë në turneun e famshëm të SHBA-së për shpërblimin e 1 milion dollarëve
Maqedonia e bën të ditur listën për Kroacinë dhe Çekinë, rikthehet Isnik Alimi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251