LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer pyetet se a është Ronaldo apo Messi më i miri i të gjitha kohërave – norvegjezi zgjedh tjetër legjendë

Solskjaer pyetet se a është Ronaldo apo Messi më i miri i të gjitha kohërave – norvegjezi zgjedh tjetër legjendë

Ole Gunnar Solskjaer ka zgjedhur Diego Maradona në vend të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit si më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

Portugezi dhe argjentinasi konsiderohen si dy nga lojtarët më të mëdhenj të epokës moderne. Thënë kështu, i ndjeri Diego Maradona gjithashtu bën pjesë në të njëjtën listë, dhe në sytë e shumë njerëzve, ai është më i miri në histori të futbollit.


Solskjaer i tha Andy Mitten në një intervistë me The National: “Maradona është lojtari më i mirë ndonjëherë. Dhe pata fatin ta takoj. Ai nuk fliste anglisht. Ishte në Old Trafford kur unë isha trajner i Cardiffit dhe pashë United kundër Liverpool. Ne u goditëm”.

Tre emra në listën e Bayernit për ta zëvendësuar Tuchelin - njëri do t'iu shokojë
Lexo po ashtu Tre emra në listën e Bayernit për ta zëvendësuar Tuchelin - njëri do t'iu shokojë

Maradona fitoi Kupën e Botës 1986 me Argjentinën, duke luajtur një rol kryesor në turne. Legjenda e futbollit ka ndërruar jetë më 25 nëntor 2020.

Solskjaer, ndërkohë, ishte shok skuadre me Cristiano Ronaldon në Manchester United dhe gjithashtu kishte nën urdhrat e tij kapitenin e Portugalisë gjatë periudhës së tij të dytë në United.

Sulmuesi norvegjez, i cili shënoi në fitoren dramatike në finalen e Ligës së Kampionëve 1998-99 kundër Bayern Munichut, nuk luajti kurrë përkrah Lionel Messit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

Bundesliga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Manchester United i ofron Barcelonës kartonin e Bruno Fernandes në një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Manchester United i ofron Barcelonës kartonin e Bruno Fernandes në një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Premier League
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori