Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar si fakt të pakontestuar se tre sulmuesit e Valon Sylës ishin të motivuar nga bindjet fetare për t’i shkaktuar atij lëndime. Po ashtu, gjykata ka ardhur në përfundim se sulmi ndaj Sylës ka pasur për qëllim të cenojë lirinë e shprehjes.
Këto konstatimet janë nxjerr në aktgjykimin e publikuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me rastin e dënimit me nga dy vite burgim ndaj Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani, të akuzuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
“Gjykata si rrethanë rëndësuese ka marrë për bazë edhe faktin se me këtë vepër penale cenohet një nga të drejtat vitale të njeriut, integriteti trupor dhe në raste të tilla mund të cenohet edhe jeta e njeriut, si një nga të drejtat më absolute të njeriut të njohur me Kushtetutë dhe akte ndërkombëtare, po ashtu, me anë të kësaj vepre është tentuar të cenohet liria e shprehjes si e drejtë fundamentale e çdo njeriut”, thuhet në aktgjykimin e Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë me kryetare të trupit gjykues, gjykatësen Violeta Namani-Hajra dhe anërarë Musa Konxheli dhe Arben Hoti.
Fillimisht me 7 dhjetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte bërë shpalljen e aktgjykimit duke i dënuar me dy vite burgim Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Në aktgjykimin prej 23 faqesh gjykata në pjesën e arsyetimit ka theksuar se nga dëshmia e të dëmtuarit Valon Syla ka arritur të vërtetojë se i njëjti ishte goditur nga Lum Dërvishi dhe dy persona të tjerë të cilit nuk i kishte parë se kush ishin.
Kurse përmes së dëshmisë së dhënë nga Ilir Mirena, gjykata ka vërtetuar se pas emisionit në televizionin “T7” bashkë me të dëmtuarin Valon Syla kishin shkuar në një restorant në Prishtinë ku në hyrje të tij Syla ishte sulmuar nga tre persona, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse nga provat materiale si raporti i policisë, fletëthirrja e ndihmës së shpejtë, raporti i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës-QKUK, ekspertiza mjekësore dhe atë të emergjencës gjykata ka vërtetuar lëndimet në kokë të Sylës pas incidentit fizik me të akuzuarit.
Sipas gjykatës fakt jo kontestues del të jetë se me 11 prill 2023 në ora 23:00 të akuzuarit Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani ishin në vendin e ngjarjes dhe se të njëjtit ishin përfshirë në përleshje dhe krejt kjo pasi që të akuzuarit nuk e kanë mohuar një gjë të tillë.
Gjithashtu si fakt jokontestues del të jetë edhe lëndimet që Syla ka marrë nga incidenti fizik dhe krejt kjo duke u bazuar në ekspertizën e cila lëndimet i ka konsideruar të natyrës së lehtë trupore.
Tutje, fakt jo kontestues për gjykata ka dal të jetë edhe rrethana se Syla në rrjetin e tij social Facebook kishte bërë një batutë për profetin Muhammed dhe profetin Isa me përmbajtje si në vijim: “Profeti Muhamed e sheh në parajsë Profetin Isa( Jezu Krishtin) me një veturë të shtrenjtë luksoze dhe pyet qysh ju keni një veturë të shtrenjtë e unë jo, dhe i njëjti i thotë se unë jam i biri i Zotit”.
Gjithashtu gjykata si fakt jokontestues ka gjetur se Syla sërish në Facebook kishte postuar një video në formë sarkazme për fenë myslimane kur një imam kishte pranuar një veturë “Mercedes” nga xhemati i tij.
Sipas vendimi të gjykatës thuhet se liria e shprehjes është e garantuar edhe në aspektin e çështjes së besimit dhe se asnjë qytetar sipas gjykatës nuk mund të vendoset mbi këto liri të garantuara edhe me Kushtetutë.
Kurse për lartësinë e dënimit gjykata ka sqaruar se duke llogaritur rrethanat lehtësuese: moshën relativisht të re të akuzuarve dhe se kanë shfaqur pendim kurse si rrethanë rënduese: peshën e veprës, këmbëngulësin për kryerjen e veprës penale, sjelljen e tyre në gjykatë ka ardhur në përfundimin se caktimi i dënimit me nga dy vite burgim është adekuat.
Aktakuza ndaj Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani ishte ngritur më 4 gusht 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), me arsyetimin se më 11 prill 2023, rreth orës 23:00, të njëjtit, të ndikuar nga ideologjitë ekstreme radikale të islamit, kishin lënduar lehtë të dëmtuarin gazetarin Valon Syla, pasi që ky i fundit paraprakisht kishte shkruar në profilin e tij në “Facebook” për profetin Muhamed dhe profetin Isa.
Prandaj, me këto veprime Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani ngarkoheshin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, vepër kjo e dënueshme nga gjashtë muaj deri në tri vite burgim sipas cilësimit juridik të bërë në aktakuzë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker