LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në derbi, Shkupi dhe Struga ndahen me barazim

Nuk ka fitues në derbi, Shkupi dhe Struga ndahen me barazim

Nuk ka fitues në derbin e xhiros së 20-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut, pasi Struga Trim Lum dhe Shkupi u ndanë me barazim 2:2.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura edhe pse Struga kishte rastin me Besart Ibraimin të shkonte në epërsi, por kërçovari nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.


Në fraksionin e dytë, Bunjamin Shabani zhbllokoi  shifrat, duke realizuar në minutën e 54-t për epërsi të Strugës.

Në të 66-të Gronner barazoi shifrat përkohësisht në 1:1, teksa kampionët në fuqi u kundërpërgjigjën sërish me Radeskin që shënoi golin e dytë për vendasit.

Gjithsesi bardhekaltërit nga kryeqyteti në minutën e 74-t përmes Rwatubyaye arritën barazimin për 2:2.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, me të dyja skuadrat që u ndanë me nga një pikë nga ky derbi.

Ndërkohë xhiroja e 20-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut vazhdon me pesë ndeshje në program që do të luhen të gjitha nga ora 14:00. /Telegrafi/