LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë ish kryetari i Rahovecit, Qasim Qeska

Ndërron jetë ish kryetari i Rahovecit, Qasim Qeska

Ka ndërruar jetë Qasim Qeska, ish kryetari i Komunës së Rahovecit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka ngushëlluar familjen Qeska, transmeton Telegrafi.

“I tronditur dhe me pikëllim të thellë, mësova për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska”, thotë ai.


Tutje, Latifi ka theksuar se Qeska dha kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec.

“Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore. Me urtësinë e durimin që e karakterizonte, u bë shëmbëlltyrë për gjeneratat e reja”.

“Rahoveci humbi sot një qytetar respekt plotë, kurse familja më të dashurin familjar, që rriti e edukoi fëmijë të respektuar në komunitet. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, në emër të qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreh ngushëllime të thella dhe më të sinqerta”.

Tutje, Latifi ka pohuar “do të kujtohet me respekt si njeri me virtyte morale e vlera të larta njerëzore. U kujtoftë ndër breza vepra dhe jeta e qytetarit të respektuar, ish-kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori