LAJMI I FUNDIT:

Mot i vranët e me shi sot në Shqipëri

Mot i vranët e me shi sot në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës do të bëjnë që Shqipëria të këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i vranët por nuk do të mungojnë as intervale të herëpashershme kthjellimi.


Ditën e shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër./tch/