LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh duhet të bëjmë analiza dhe çfarë duhet të kemi parasysh – Donjeta Pllana Hajdari flet për teknikat e reja të diagnostikimit në mikrobiologji

Sa shpesh duhet të bëjmë analiza dhe çfarë duhet të kemi parasysh – Donjeta Pllana Hajdari flet për teknikat e reja të diagnostikimit në mikrobiologji

Në Podcastin e radhës në Telegrafi.com është folur për rëndësinë e analizave në pasqyrimin e gjendjes së përgjithshme të shëndetit. 

Donjeta Pllana-Hajdari, mikrobiologe në një podcast me redaktoren përgjegjëse Besnike Salihu – Shala ka folur lidhur me teknikat e reja të diagnostikimit në mikrobiologji dhe sfidat në mikrobiologjinë në Kosovë.


Sa shpesh duhet të bëhen analizat dhe çfarë duhet të kemi parasysh?

Mikrobiologia Hajdari thekson se ka teste që bëhen për të parë pasqyrën e përgjithshme të shëndetit, por sipas saj më mirë është që fillimisht qytetarët të drejtohen te mjekët familjarë.

“Unë besoj se të gjithë qytetarët, edhe ata që gëzojnë shëndet të plotë edhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike së pari duhet të drejtohen te mjeku familjar… mjeku familjar është ai që më së miri e njeh pacientin e vet dhe ata i drejtojnë për teste shtesë, pa marr parasysh a është laboratori bio-kimik apo laboratori mikrobiologjik ose fusha tjera diagnostike”, tha ajo.

Mikrobiologia Donjeta Pllana Hajdari gjatë intervistës në Telegrafi.com /Foto: Ridvan Slivova

Por, a e dini se çfarë tregon një CRP e lartë në analiza?

Mikrobiologia bën të ditur se CRP është një shkurtesë e Proteinës C reaktive, e një substance që prodhohet në mëlçi si përgjigje ndaj një situate ose gjendje inflamatore që ndodh në organizëm.

“Kjo tregon për një inflamacion që po ndodh… për shembull kur kemi raste të një infeksioni bakterial ose viral varësisht se çfarë patogjeni e ka shkaktuar atë gjendje…”, tha Hajdari.

Ajo sqaron se një CRP e lartë po ashtu mund të tregoj për një proces aktiv që ndodh në organizëm, për shembull kur kemi ndonjë artrit, sëmundje auto-imune apo proces tjetër.

Donjeta Pllana Hajdari nga tregon pse analizat/strishot e fytit, hundës e veshit marrin më shumë kohë dhe sa duhet të pritet për analizat e radhës pas marrjes së terapisë.

Po ashtu në këtë Podcast, ajo na sqaron se cila prej analizave është më e saktë për diagnostikim për personat që “vuajnë” nga helikobakteri?

Për të gjitha këto mund ta ndiqni videon më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori