LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Dorëheqja e Kurtit akti më korrekt për zgjedhjet e reja

Haziri: Dorëheqja e Kurtit akti më korrekt për zgjedhjet e reja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri lidhur me takimin e kryeministrit, Albin Kurti me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi është shprehur se  LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja dhe se akti më korrekt kishte me qenë dorëheqja e kryeministrit Kurti.

Sipas Hazirit, veç dorëheqja e Kurtit do të ishte akti korrekt për zgjedhjet e reja, por nëse Kryeministri nuk dorëhiqet, ai ka përmendur edhe oposionet tjera.

‘Natyrisht Kuvendi mund të shpërndahet nga PDK-ja dhe LVV-ja. Kuvendi mund të shpërndahet nëse kryeministri nesër në mëngjes nuk thotë që kalendari zgjedhor është vjeshta dhe pranvera. Sonte deklaroi se pranvera ose vjeshta. Do ta kuptojmë shumë dhe logjika thotë se nesër do ti ndërroi sezona dhe është i interesuar të e mbaj një mandat kalendarik sesa një mandat të suksesshëm. Mënyra më e mirë kishte me qenë nëse vendi ka nevojë për zgjedhje, nuk ka pasur”, deklaroi Haziri për emisionin “Debat Plus”.

Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Lexo po ashtu Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare

Tutje Haziri theksoi se “Për LDK-në dorëheqja është opsioni më i mirë. Ai po dëshiron me ruajt fytyrën. Ne e kemi lexua drejt ftesën e Kryeministrit, nuk ka agjendë të qartë për zgjedhje. Akti ma i lehtë e më korrekt është dorëheqja. Nëse se bën, ka edhe opsione të tjera.”

Ndryshe, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin, prezent ishin edhe Mimoza Kusari nga LVV-ja dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja.

Kurti pas takimit tha se ka diskutuar për zgjedhjet e reja dhe, sipas tij, stinët më të përshtatshme për mbajtjen e tyre janë pranvera e vjeshta, por për caktimin e tyre tha se pret bashkëpunim me opozitën.

Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Lexo po ashtu Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme

“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet janë çështje të viteve, por të muajve…Jam i interesuar që të diskutojë se cilën stinë duhet të mbahet. Le ta bëjmë debatin ne kuadër të fushatës zgjedhore, ndërkohë që jemi pajtuar se kur do të mbahen zgjedhjet. Duhet të diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe cila është data për të cilën do të pajtoheshim. Unë i kam ftuar që të gjitha partitë sonte e falënderoj udhëheqjen e PDK-së që i është përgjigjur pozitivisht”.

“Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 81 vota që LVV-së nuk i ka, por njëkohësisht që nuk do të preferoja shpërndarjen e kuvendit me 2 parti. Është e rëndësishëm që të jemi sa më konsensus për datën dhe muajin e zgjedhjeve. Unë nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve verë edhe po ta kisha mundësinë nuk do ishte në rregull që unë ta caktoj. Nuk shpërndahet kuvendi me shumicë të thjeshtë nevojiten 80 deputetë, ne nuk jemi opozita.. më lejoni që të shohim edhe pak diskutimin me dy partitë opozitare”, tha Kurti.