Pas raportimeve për dyshime rreth vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë, Inspektorati Shëndetësor ka kryer inspektim në Spitalin e Gjakovës. Ndërkaq, njohës të fushës thonë se simptomat e të ndjerës që i përshkruante familja, janë në përputhje me simptomat e sëmundjes me të cilën ishte diagnostifikuar në QKUK.
Presioni publik pas raportimeve për rrethanat e dyshimta të vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova, ka nxitur një sërë veprimesh institucionale.
Fillimisht, adresa e parë ku tashmë e ndjera ishte dërguar për trajtim, Spitali i Gjakovës, është vizituar nga zyrtarë të Inspektoratit Shëndetësorë gjatë së mërkurës.
Inspektimi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa udhëheqësi i këtij dikasteri, Arben Vitia, tha se janë në pritje edhe të raporteve të tjera.
“Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në këto institucione dhe është edhe sot aktiv në këtë drejtim dhe të njëjtin kohë po presim raporte e fundit nga ekspertiza mjeko-ligjore”, ka deklaruar Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë.
Në lidhje me qëndrimin e QKUK se vdekja e katër vjeçares kishte ardhur si pasojë e SEPS-it, një infeksion akut i rëndë i shkallës së lartë, infektologu Hamdi Ramadani, i ka thënë Dukagjinit se simptomat e përshkuara nga familja janë po të njëjtat me ato të këtij infeksioni.
Për këtë, Ramadani ka udhëzuar që të ndërmerren edhe hapa të tjerë parandaluese për anëtarët e familjes së 4 vjeçares.
“Personat të cilët janë në kontakt me të sëmurin gjithsesi duhet të iu ipet preventive apo profilaxa me barna … për shkak se është ngjitëse tek personat e kontaktit dhe gjithsesi duhet të bëhet profilaxa e kontrollit në shtëpi, në familje dhe ku ka ndodhë”ka thënë Hamdi Ramadani, infektolog.
Rasti i 4-vjeçare që vdiq në QKUK, nxiti reagime të shoqërisë civile dhe po hetohet nga Avokati i Popullit, pas pretendimeve për mos-trajtm të duhur mjekësor nga institucionet shëndetësore.
Hetimet e Prokurorisë janë duke vazhduar dhe e njëjta, mbetet në pritje të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251