Një person nën kërcënimin e armës së ftohët ka grabitur sot barna dhe shiringa në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës së ftohtë ka grabitur sasi të barnave dhe shiringave (në vlerë rreth 800 euro)”, ka thënë Ahmeti.
Zëdhënësja Ahmeti ka thënë se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtetasja e Kosovës mashtrohet nga një person nga Tetova, i premtoi marrjen e provimit për gjuhën gjermane
“Peceta nuk është luks”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë – kërkohet që produktet menstruale të lirohen nga tarifat doganore
Dumani: Blerja e pronave forma kryesore e pastrimit të parave, bankat të përfshira
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251