Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës në ditët në vijim do të dalë me listë prej 10 masave, me të cilën do të tregojë se si do të kujdeset që qytetarët të mos dëmtohen në fazën kalimtare deri te zbatimi i plotë i Rregullores së re të BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb.
Këtë Bislimi e ka bërë të ditur të mërkurën, teksa ka marrë pjesë në tryezën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar.
“BQK-ja ka nxjerrë një varg të aktiviteteve dhe masave me të cilat synon të zbusë ndikimin e rregullores. Në ditët në vijim edhe Qeveria do të dalë me një listë prej 10 masave me të cilat do të tregojmë se si do të kujdesemi që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare, por që më pas do të garantonte zbatimin në plotni të formalizimit të sistemit të pagesave”, është shprehur zëvendëskryeministri.
Bislimi ka shtuar se janë “të vetëdijshëm” që “në afat të shkurtër zbatimi i kësaj mase mund të krijojë vështirësi për një pjesë të qytetarëve, të cilët kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Serbia”.
Sipas tij, rregullorja e BQK-së ka synim rritjen e sigurisë të sistemit bankar dhe sistemit të pagesave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Apsurdi BSPK
Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'