Një iniciativë e re ka marrë jetë në Kosovë me themelimin e Fintech Kosova (FIKS), e nisur nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe mbështetur nga kompanitë Numarics, OneFor, Paysera dhe Swinto. Ky asociacion i ri synon të udhëheqë revolucionin e teknologjisë financiare në Kosovë dhe Ballkan.
Kristian Kabashi nga Numarics është zgjedhur si kryesuesi i parë i FIKS-it.
Ai thekson se Fintech përfaqëson një evolucion të sektorit të fushës së financave dhe është një mundësi e re për të përdorur dijen e akumuluar nga kompanitë që tashmë operojnë në tregjet ndërkombëtare për të avancuar tregun vendor.
Kabashi theksoi se Fintech nuk përfshin vetëm pagesat, por gjithashtu fusha si Cybersecurity dhe shërbime digjitale.
“Fintech është një evolucion. Mendoj se i kemi tash disa kompani që janë brende botërore dhe funksionojnë e operojnë edhe jashtë vendit, ndërsa atë dije do të mundohemi që ta depërtojmë edhe këtu në Kosovë…”, tha ai.
Tutje Kabashi u shpreh se Kosova është një burim për financa.
“Në radhë të parë shqiptarët e kanë sipërmarrësin brenda financave, janë plotë me fakultete me shumë njerëz që e përfundojnë Fakultetin e Financave. Domethënë, çdo çdo shtet në botë e ka problem për talente, e ne jemi plotë me talente, po nuk jemi duke i përdorë qysh duhet. Mendoj se fusha e Fintech-ut ka shumë mënyra që studentët të vijnë prej fakulteteve me gjet një punë edhe me mujt me avancu shtetin edhe sektorin privat”.
Ai tha se kompanitë private dhe ato shtetërore duhet të digjitalizohen.
“Tash, për shembull, unë e di vetë se kam ardh këtu në Kosovë. Kompania ime e cila operon në Zvicër nuk përdor fare letra, por këtu kur ta shikosh zyrën time është plot me letra vetëm për një kompani timen që e kam regjistruar këtu. Dhe kjo është një gjë që duhet me ndryshu…”, tha Kabashi.
Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e OEGJK-KDWV, Nora Hasani tha se FIKS do të funksionojë brenda OEGJK dhe është themeluar për të udhëhequr revolucionin e teknologjisë financiare në Kosovë.
“Oda Ekonomike Gjermane Kosovare e luan një rol shumë të rëndësishëm në avokim karshi politikëbërësve, karshi ligjvënësve. Ne tanimë e kemi gjashtë klasterë të ndryshëm në kuadër të odës për me përfaqësu 200 kompanitë tona anëtare për të dhënë një kontribut për të përmirësu kornizën e bërit biznes në Kosovë. Duke qenë se i kemi të gjitha kompanitë e Fintek-ut kemi dashtë që këtyre kompanive t’ua japim një zë të veçantë, një zë më të fuqishëm, edhe kështu që është themelu sot FinTeK Kosova.
Përmes Fintech Kosovës ne kemi me qenë ai zëri që ka me i amplifiku të gjitha ato kërkesa që i kanë ë këto kompani karshi Bankës Qendrore, karshi Qeverisë po edhe karshi bankave tjera, për shkak se duhet që të jepet një rëndësi e veçantë të sektorit që është në rritje”, ka thënë Hasani.
Ndërkaq, zëvendësguvernatori për Operacione Bankare, Dardan Fusha, e vlerëson këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm në avancimin e qasjes financiare dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare në Kosovë.
Ai shton se BQK-ja ka licencuar disa institucione të reja që ofrojnë pagesa digjitale dhe ka pranuar rritjen e aktiviteteve të institucioneve financiare jobankare ekzistuese.
“Aplikimi i teknologjisë digjitale në fushën e shërbimeve financiare, apo siç njihen edhe Fintech, janë duke bërë ndryshime të mëdha në formën dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve financiare, procese këto që u përshpejtuan gjatë situatës së pandemisë COVID-19”, ka thënë Fusha.
Siç tha ai, sektori i Fintech-ve ka kaluar nëpër një rritje të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit, duke ndryshuar sistemet e pagesave dhe banking-un tradicional në shumë vende.
“Në Kosovë, deri tani, janë licencuar katër institucione financiare jo-banka në fushën e pagesave digjitale dhe tri institucione ekzistuese kanë zgjeruar aktivitetin e tyre, si rezultat i ndryshimeve rregullative bazuar në standardet e BE-së, për të mundësuar operimin e Fintech-ve dhe shërbimet inovative në tregun vendor.
Ekosistemi i Fintech-ve në dy-tri vitet e fundit në Republikën e Kosovës ka pasur zgjerim, gjë që ka bërë të mundshme tërheqjen e investimeve për kompanitë vendore dhe të huaja, kryesisht në shërbimet e pagesave dhe transfereve ndërkombëtare me vlerë të vogël, përfshirë edhe remitencat. BQK ka shfaqur gatishmëri për të avancuar në ndërtimin e një ambienti miqësor për zhvillimet dhe inovacionin, ku shumë prej FinTech-ve e shohin edhe si mundësi për t’u zgjeruar në tregun e Ballkanit Perëndimor”, potencoi ai.
BQK si rregullator por edhe katalizator, sipas tij është e përcaktuar që të zgjeroj mundësitë dhe të adaptoj rregullat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të reja digjitale për bizneset dhe konsumatorët.
“Shërbimet financiare të mundësuara nga këto zhvillime teknologjike janë duke u rritur vazhdimisht nga bankat, por edhe nga FinTech-et dhe institucionet e reja financiare jo-banka”, ka thënë Fusha.
Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj shprehu ambicien e qytetit për të integruar mënyrat e pagesave Fintech në të ardhmen.
“…Duhet të kalojmë nga mënyrë e pagesës, sepse ne po kërkojmë t’i qasemi tregut evropian, e ky treg është Fintech.
Andaj, edhe në kryeqytet e kemi një vizion që të krijojmë një kartelë e cila është e qytetit, e me të cilën ti paguan shërbimet e qytetit. Kjo nënkupton biletën e autobusit, biletën e teatrit, pagesën e mbeturinave, të tatimit në kryeqytet, biçikletat publike që do t’i kemi tepër shpejt në funksion, skuterët elektrikë që do të jenë shpejt në funksion të kryeqytetit. Shumë pagesa të tjera që janë të lidhura me shërbimet që ju ofron kryeqyteti.
Andaj, unë krejt prej kësaj foltore, sot çka kisha me thonë është na keni në dispozicion për me na ndihmu, se na s’e di sa mundemi me ju ndihmu juve si kryeqytet, përveç që jemi ajo bahçja që ju mbillni lule”, ka thënë Zogaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje