Violeta Hyseni-Kelmendi, gazetare dhe ish-nënkryetare e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), vlerëson se qasja e deputetëve ndaj anëtarëve aktualë të këtij komisioni është e ashpër dhe joprofesionale.
Anëtarët e KPM-së raportuan dy javë më parë në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim në lidhje me vendimin për rikthimin e kanaleve sportive të “Arena Sport”. Ata morën kritika të shumta nga deputetët për këtë vendim, ndërsa Nijazi Isaku nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi shkarkimin e të gjithë anëtarëve të KPM-së.
Në “Përballje Podcast” ku u diskutua për rolin e përgjegjësinë e KPM-së si dhe projektligjin e ri, Hyseni-Kelmendi tha se kupton situatën në të cilën ndodhen anëtarët e KPM-së.
“Është e natyrshme që Kuvendi është organ mbikëqyrës dhe është ai që i zgjedhë anëtarët e KPM-së. Është e natyrshme që të kërkohet përgjegjësi dhe sqarime shtesë për vendimet që merren, por qasja që është aplikuar ndaj anëtarëve të KPM-së ka qenë shumë e ashpër dhe jo e duhur. Pra, nuk ka qenë profesionale”, u shpreh ajo.
Sipas saj, në rast se Kuvendi konsideron se janë bërë shkelje nga ana e KPM-së, natyrisht se mund t’i shkarkojë, por “nuk ka nevojë që të vihen etiketime të tilla, të cilat janë mjaft të rënda dhe besoj që secilin prej anëtarëve e kanë goditur rëndë duke qenë pjesë e atij institucioni”.
Hyseni-Kelmendi mes tjerash theksoi se KPM-ja është në përbërje aktualisht të pesë anëtarëve dhe se secili prej tyre i është nënshtruar një procesi të intervistimit.
“Pra, ka pasur mundësi që të filtrohen kandidatët, të kenë një ekspertizë dhe për më tepër, brenda zyrës ka edhe një departament profesional, i cili është ligjor, domethënë varësisht nga fusha e ekspertizës i cili ofron rekomandime dhe pastaj është krejtësisht në përgjegjësinë e anëtarëve që marrin vendime”.
Ajo tha se duke qenë një institucion i pavarur, KPM-ja duhet të lihet të veprojë i pavarur.
“Prandaj, unë shpresoj që KPM-ja të mund të vazhdojë të funksionojë si një institucion i pavarur, duke i dhënë llogari Kuvendit, duke iu përgjigjur për shqetësimet që i ka, duke i raportuar dhe në momentin që gjendet në shkelje, të merren masa, por ato të jenë përkitazi me legjislacionin në fuqi, pa pasur nevojë që të bëhen etiketime apo fyerje mbi baza individuale apo mbi bazat e një grupi të personave, të cilët kanë marrë vendime”, deklaroi gazetarja Kelmendi-Hyseni.
Ajo tutje shtoi se nuk është hera e parë që KPM-ja përballet me presion politik, teksa tregoi një rast që ka ndodhur kur vetë ka qenë pjesë e komisionit për katër vjet.
“Unë kam qenë katër vjet aty, domethënë presioni nuk është i ri. Ka qenë vazhdimësi. Ka pasur presione edhe më herët. Ndoshta nuk kanë qenë krejtësisht të natyrës së njëjtë, por e mbaj mend shumë mirë që një presion i ngjashëm ka qenë në një situatë kur sërish ka pasur të bëjë me transmetimin e Ligës së Kampionëve përmes Arena Sport në Kosovë”, tha Hyseni-Kelmendi.
“Domethënë, nuk ka qenë kjo përbërje e Qeverisë. Nuk kanë qenë këta njerëz në pushtet, kanë qenë njerëz të tjerë. Megjithatë, edhe atëherë ka pasur disa akuza që po lejohet transmetimi i Ligës së Kampionëve në kanale, të cilat nuk do të duhej të lejoheshin të transmetoheshin në gjuhën serbe, ndonëse ajo ishte e bazuar në Rregulloren për shpërndarjen e ofruesve të shërbimeve mediale dhe pasi ishin marrë të gjitha konfirmimet edhe nga UEFA për atë se kush ka të drejtë, ishte gjetur se vendimi i KPMM-së për lejimin e transmetimit kishte qenë i drejtë. Domethënë, ka tentime të tilla”.
Gazetarja theksoi se natyra e punës së KPM-së është shumë e ndjeshme, ndaj tha se është shumë me rëndësi që anëtarët e saj të jenë persona me integritet profesional.
“Të kanë një bagazh, të jenë të përgatitur sepse vërtet barra që bie mbi anëtarët e KPMM-së është shumë e rëndë. Kjo edhe për shkak të natyrës dhe fushëveprimit të KPMM-së. Të rregullosh median, të rregullosh ofrues e shërbimeve mediale, nuk është asnjëherë e lehtë, sepse ka interesa shumë, janë cështje publike. Nuk janë çështje që kanë të bëjnë vetëm me një grup të ngushtë të njerëzve, por janë çështje që kanë të bëjnë me një grup më të gjerë të njerëzve”.
“Ka interesa të ndryshme, sidomos kur kemi të bëjmë me operatorët kabllorë, kur blihen të drejtat e transmetimit, që janë shumë të kushtueshme, kështu që është e natyrshme në një farë forme që natyra e punës është tepër e ndjeshme”, u shpreh ajo.
Vitin e kaluar, në kanalet e “Arena sport” ishin shfaqur mesazhe kërcënuese për Kosovën dhe që glorifikonin terroristët e vrarë në Banjskë. Për këtë shkak, KPM-ja kishte ndaluar transmetimin e këtyre kanaleve në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje