LAJMI I FUNDIT:

Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve të skijimit malor teston rrafshnaltën e Sublicës dhe fshatin Doberdol në Shqipëri

Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve të skijimit malor teston rrafshnaltën e Sublicës dhe fshatin Doberdol në Shqipëri

Dobërdol, 19 shkurt – Një ekip i ekspertëve të skijimit malor, i përbërë nga profesionistë të fushës nga Kosova, Shqipëria, Zvicra dhe Holanda, kanë përfunduar testimet në rrafshnaltën e Sublicës dhe fshatin Doberdol për sportin e skijimit.

Për testimet e tyre finale, ata janë përdorur mjetin e specializuar të përcjelljes në borë, raktrakut Pistenbully 600.


Pas një periudhe disa vjeçare të intensifikuar testimi, ekipi ka arritur sukses në verifikimin e cilësisë dhe potencialit të këtyre zonave për zhvillimin e sportit të skijimit. Në këtë kontekst, ekipi ka vendosur të vazhdojë me regjistrimin e kompanisë “Freeride Albania”, e cila do të përqendrohet në promovimin dhe zhvillimin e sporteve dimërore në Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë.

Bardhosh Morina, anëtarë prominent i Ekipit Kërkim Shpëtim të Kosovës dhe udhëheqës i grupit të eksplorimit, ka thënë se me përjashtim të problemeve teknike punët kanë shkuar mirë.

“Kemi pasur një javë të ngarkuar me punë dhe angazhim por gjithçka ka shuar mirë. Dobërdoli ka potencial, partneriteti me ofruesit lokal të shërbimeve është i mirë, grupi holandez është super i kënaqur, mendoj se është një fillim i mbarë”, ka thënë ai.

Gjatë qëndrimit në zonën e studiimit, ekipi ka përdorur si bazë “Guest House Leonardi”, një ambient i përshtatshëm për kushtet dimërore. Ky guest house, i cili tashmë për një periudhë të gjatë ka ofruar shërbime të shkëlqyera për klientët gjatë verës, tani është përshtatur edhe për nevojat e vizitorëve dimërorë.

Gjatë një jave qëndrim në Bjeshkët e Nemuna, ekipi ka identifikuar shtigje të përshtatshme dhe ka organizuar një tur të ndjekur me raktrak, të ngjashëm me aktivitetet tashmë të disponueshme në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori