Një takim në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin diskutuan me theks të veçantë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë.
Partneriteti mes dy shteteve dhe mbështetja e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Kosovës në fushën e sigurisë ishin gjithashtu pjesë e rëndësishme e takimit mes Ministres Gërvalla dhe homologut të saj turk, Hakan Fidan.
Ministrja Gërvalla gjatë këtij takimi shprehu falënderimin ndaj Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në shumë fusha si dhe e njoftoi homologun turk mbi progresin e arritur në demokratizim, liri të mediave, të drejtat e qytetarëve, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare në Kosovë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi
U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin
"Ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur", Hasani: Kushtet e Kurtit në dialog janë për përdorim të brendshëm
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën
Borut Pahor, Brukselit: Mendoj se mund të jem një 'ndryshues i lojës' në dialogun Kosovë-Serbi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën