LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon situata e Karim Benzemas, mësohet arsyeja pse francezi nuk luajti në Ligën e Kampionëve

Ndryshon situata e Karim Benzemas, mësohet arsyeja pse francezi nuk luajti në Ligën e Kampionëve

Situata e Karim Benzemas te skuadra arabe Al Ittihad ka ndryshuar, por kësaj radhe për të mirë.

Prej disa javësh, marrëdhënia e tij me Al Ittihad dhe trajnerin Marcelo Gallardo po përkeqësohej dukshëm dhe madje gjatë afatit kalimtar dimëror flitej seriozisht për mundësinë që ai të ndryshojë skuadër.


Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Benzema u rikthye në klub ku qartësuar gjërat me trajnerin Gallardo dhe drejtuesit e klubit.

Benzema bën paqe me arabët: Si mysliman në Mekë ndjej paqe
Lexo po ashtu Benzema bën paqe me arabët: Si mysliman në Mekë ndjej paqe

Marca thotë se këtë javë sulmuesi ka kryer seanca të mira stërvitore dhe ka mundur të flasë gjatë me trajnerin e tij. Marcelo Gallardo është shprehur i kënaqur dhe ish-lojtari i Real Madrid rikthehet në grup për të qenë pjesë aktive e skuadrës saudite.

Benzema nuk u grumbullua fare në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë, ku Al Ittihad luajti në Uzbekistan përballë Navbahor Namangan (0-0).

Benzema rikthehet në stërvitje me Al Ittihad, qeveria arabe merr përsipër ta zgjidh çështjen e tij
Lexo po ashtu Benzema rikthehet në stërvitje me Al Ittihad, qeveria arabe merr përsipër ta zgjidh çështjen e tij

Arsyeja pse francezi nuk u grumbullua për këtë takim ishte se ai nuk kishte stërvitur për një kohë të gjatë me klubin dhe bashkarisht u morr vendimi që ai mos të grumbullohej.

Gjithsesi ylli francez pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Marcelo Gallardo në sfidën e xhiros së 20-të kur Al Ittihad të dielën pasdite luan ndaj Al Riyadh. /Telegrafi/