LAJMI I FUNDIT:

Benzema bën paqe me arabët: Si mysliman në Mekë ndjej paqe

Benzema bën paqe me arabët: Si mysliman në Mekë ndjej paqe

Karim Benzema vendosi t’u japë fund të gjitha spekulimeve pasi përflitet prej disa muajsh se ai do të largohet nga klubi saudit Al-Ittihad.

Gjegjësisht, ish-lojtari i Real Madridit së fundi është kthyer në Arabinë Saudite, ku iu bashkua skuadrës së tij dhe përmes një interviste për revistën GQ ka shpjeguar situatën e tij.


Benzema duket se është shumë i lumtur me jetën në Arabinë Saudite, e cila u vu në pikëpyetje kur ai nuk u paraqit për fillimin e përgatitjeve të Al-Ittihad.

Benzema rikthehet në Instagram pas dy muajsh dhe befason me një lëvizje radikale
Lexo po ashtu Benzema rikthehet në Instagram pas dy muajsh dhe befason me një lëvizje radikale

“Ky është një vend i jashtëzakonshëm dhe unë jam në paqe këtu. Është një sfidë e re që më pëlqen, një projekt afatgjatë në një vend mysliman. Si musliman, kur jam në Mekë, ndjej paqe”, tha Benzema.

Më pas ai ka pranuar se në Arabinë Saudite, përveç futbollistit, ndihet edhe si ambasador dhe qëllimi i tij është që t’i sjell yjet e tjerë nga Evropa në kampionatin arab.

“Unë jam këtu për të sjellë lojtarë të mëdhenj evropianë në të ardhmen e afërt, megjithëse tashmë ka disa emra të mëdhenj. Sfida jonë është të ngremë nivelin e futbollit si në ligat evropiane. Për shumë njerëz, të kesh numrin nëntë në shpinë do të thotë të shënosh 50 gola në një sezon, por për mua do të thotë të jem një nga 11 lojtarët dhe duhet të bëj gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar skuadrën të fitojë”, shtoi ai.

Benzema rikthehet në stërvitje me Al Ittihad, qeveria arabe merr përsipër ta zgjidh çështjen e tij
Lexo po ashtu Benzema rikthehet në stërvitje me Al Ittihad, qeveria arabe merr përsipër ta zgjidh çështjen e tij

Benzema donte ta bënte të qartë se nuk është ende koha për t’i thënë lamtumirë futbollit dhe se do të vendos për tu larguar në momentin e duhur.

“Unë jam ai që do të vendos se kur do ta përfundoj karrierën time. Koha do ta tregojë, por unë do të vendos se kur do të përfundojë karriera ime. Do të doja të mbahesha mend si dikush që e filloi nga e para dhe arriti të arrijë lartë, pavarësisht pengesave që kam hasur. Është diçka për të cilën jam shumë krenar”, tha Benzema. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori