LAJMI I FUNDIT:

Ka vite duke e lutur, një emër i madh ka pranuar të luaj për Kosovën nga ky vit

Ka vite duke e lutur, një emër i madh ka pranuar të luaj për Kosovën nga ky vit

Ka disa vite që është duke u ftuar, por ai ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar deri më tani.

Megjithatë duket se më në fund është bindur dhe Elvis Rexhbecaj do të jetë futbollisti më i ri i Dardanëve.


Në prezantimin e përzgjedhësit të ri Franc Foda, gjermani u pyet për mesfushorin kosovar që luan te Augsburgu në elitën e futbollit gjerman.

"Do të jetoj në Prishtinë, njoh disa futbollistë të Kosovës" - fjalët e para të Franco Fodas si trajner i Dardanëve
Lexo po ashtu "Do të jetoj në Prishtinë, njoh disa futbollistë të Kosovës" - fjalët e para të Franco Fodas si trajner i Dardanëve

“Po e njoh Elvis Rexhbecajn dhe e kam parë duke luajtur te Augsburgu. Do të shkoj ta vizitojë dhe ta ftoj që të na bashkohet”, deklaroi shkurtimisht Foda.

Në atë moment ndërhyu edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili dha një lajm të madh sa i përket Rexhbeçajt.

“Ka vite që e kemi ftuar dhe tani jemi në fazën finale ku lojtari do të pajiset me pasaportë dhe do të na bashkohet në ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Agim Ademi.

Padyshim që ky është një lajm i madh duke parë nevojën e Kosovës për një mesfushor kualitativ.

26-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Augsburgu, derisa këtë edicion në 21 ndeshje zyrtare ka realizuar edhe dy gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori