LAJMI I FUNDIT:

Takohen mes vete fituesit e dy edicioneve të Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Lumbardh Salihu

Takohen mes vete fituesit e dy edicioneve të Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Lumbardh Salihu
Foto: Stresi/Lumbardh Salihu/Instagram

Një takim i veçantë ka ndodhur midis dy fituesve të edicioneve të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK) që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe të rrjeteve sociale.

Reperi i njohur Stresi, i njohur ndryshe si Arkimed Lushaj, fitues i edicionit të parë të spektaklit, është takuar me fituesin e edicionit të dytë, ish-futbollistin Lumbardh Salihu.

Ky bashkëtakim ka simbolizuar jo vetëm një urë midis dy edicioneve, por edhe ka shënuar një ndërthurje të artit dhe sportit në skenën e televizionit në Kosovë.


View this post on Instagram

A post shared by STRESI (@stresi)

Ata kanë ndarë një moment miqësie duke postuar në Instagram një fotografi të përbashkët. Fotografia, e cila shpejt u bë virale, ka sjellë një notë humori dhe bashkëpunimi mes dy fituesve.

Mbishkrimi në foton e tyre, “Të gjithë e kanë fituar Big Brother-in, veç ne të dy jo”, është interpretuar si një shprehje e një marrëdhënieje të shëndoshë të krijuar mes tyre, gjersa është parë si një thumb ndaj pretendentëve të tjerë, të cilët zakonsiht thonë në intervista se “janë fituesit e vërftetë të BBVK.

Fansat dhe ndjekësit e tyre nuk kanë kursyer komentet dhe reagimet, të cilat shkojnë nga mbështetja për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen, deri te dëshira për të parë më shumë nga interaksionet e tyre në publik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori