LAJMI I FUNDIT:

Ilir Shaqiri publikon këngën e re “Udhët e gjyshit” me nipin e tij Alte Shaqiri

Ilir Shaqiri publikon këngën e re “Udhët e gjyshit” me nipin e tij Alte Shaqiri

Këngëtari i njohur, Ilir Shaqiri, ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Udhët e gjyshit”, një projekt artistik që e ka bashkuar atë me nipin e tij, Alte Shaqiri.

Kënga e re është lançuar së bashku me një videoklip, në të cilin shfaqen tre brezat e familjes Shaqiri.

Videoklipi e paraqet Ilir Shaqirin së bashku me djalin e tij Korabin, i cili zuri vendin tek piano, dhe Alten, i cili e shoqëron gjyshin e tij në këngë.


Foto: Ilir Shaqiri/YouTube

Zgjedhja e titullit “Udhët e gjyshit” nuk është e rastësishme. Kjo këngë është një ripërtëritje e këngës së mirënjohur “Udhët e mia”, e kënduar nga Ilir Shaqiri vetë shumë vite më parë.

Foto: Ilir Shaqiri/YouTube

Teksti i kësaj kënge ka dalë nga duart e Izet Rracit dhe të vetë Ilir Shaqirit dhe me orkestrim të Korab Shaqirit, duke e bërë këtë projekt edhe më personal dhe me peshë për Shaqirin.

Fansat e Ilir Shaqirit, si dhe adhuruesit e muzikës autentike shqiptare, padyshim do ta mirëpresin këtë këngë të re me entuziazëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Komediani James Corden zbulon se përdori 'Ozempic' për humbje peshe: nuk funksionoi për mua

Komediani James Corden zbulon se përdori 'Ozempic' për humbje peshe: nuk funksionoi për mua

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Bebe Rexha duket bukur në ngjyrat kuq e zi, ndërsa merr vëmendjen me modelin e ri të flokëve me baluke

Bebe Rexha duket bukur në ngjyrat kuq e zi, ndërsa merr vëmendjen me modelin e ri të flokëve me baluke

"Ajo duket shumë e sëmurë", Demi Lovato përballet me kritika pas humbjes së peshës

Sunny Hill Festival 2025: Më pak se 100 ditë nga fundjava më e madhe muzikore në Prishtinë - organizatorët sjellin detajet e edicionit të sivjetmë

Sunny Hill Festival 2025: Më pak se 100 ditë nga fundjava më e madhe muzikore në Prishtinë - organizatorët sjellin detajet e edicionit të sivjetmë

Kalo në kategori