LAJMI I FUNDIT:

Rama ia dhuron “Çelësin e Qytetit” ambasadorit britanik, Nicholas Abbott

Rama ia dhuron “Çelësin e Qytetit” ambasadorit britanik, Nicholas Abbott

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, për devotshmërinë dhe përkushtimin e treguar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mbështetjen e palodhshme të zhvillimeve pozitive.

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës, ju uroj shëndet, sukses dhe mirëqenie në angazhimet e juaja në të ardhmen. Faleminderit, Ambasador Abbott, për shërbimin tuaj të shkëlqyeshëm dhe për ndikimin pozitiv që keni lënë në vendin tonë!”, deklaroi Kryetari Rama.


Ndërsa, Ambasadori Abbott u shpreh falënderues për njohjen e kontributit të tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Abbott premtoi se do të vijë për një makiato./Telegrafi/