LAJMI I FUNDIT:

Pije kontrabandë nga Kosova, arrestohet 54-vjeçari dhe doganieri në Qafë Morinë

Pije kontrabandë nga Kosova, arrestohet 54-vjeçari dhe doganieri në Qafë Morinë

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë kanë arrestuar një 54-vjeçar për kontrabandë mallrash.

Në pranga janë vënë shtetasit A. K., 54 vjeç, banues në Bajram Curri në automjetin e të cilit janë gjetur 103 kuti me pije alkoolike dhe energjike.


Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi D. S., 46 vjeç, banues në Zogaj, Tropojë, me detyrë doganier pranë PKK Qafë Morinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë.

“Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në automjetin me drejtues shtetasin A. K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 103 kuti me pije alkoolike dhe energjike (mallra për të cilat paguhet akcizë), të kontrabanduara në Shqipëri. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Bajram Curri. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 46 vjeç, banues në Zogaj, Tropojë, me detyrë doganier pranë PKK Qafë Morinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë”, bëri me dije policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Lajme
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Lajme
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Kalo në kategori