Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nga Ministeriali i NATO-s në Bruksel i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që lidhen me sfidat e sigurisë së aleancës.
Peleshi komentoi edhe deklaratën kërcënuese ndaj aleancës së ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se do t’i kërkojë Rusisë të sulmojë vendet e NATO-s që nuk përmbushin detyrimet financiare.
Sipas ministrit, Shqipëria është në listën e 2/3 të anëtarëve të NATO-s që ka përmbushur angazhimin me vendosjen e 2% të GDP-së në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ai shtoi se deri në korrik, pjesa më e madhe e aleatëve do të sigurohet që të ketë plotësuar këtë kusht, duke qenë se 2% është kthyer në një dysheme nisur edhe nga sfidat aktuale në fushën e sigurisë.
“Sot është dita e dytë në Bruksel. Dje kishim takimin e koalicionit për Ukrainën i udhëhequr nga SHBA-ja. Sot ka nisur Ministeriali i planifikuar. Një nga çështjet që është diskutuar këtu, ka qenë e planifikuar në agjendë është angazhimi për buxhetin, 2% i GDP. Shqipëria është një nga më shumë se gjysma, pothuajse 2/3 e vendeve anëtarë të NATO-s që kanë arritur me buxhetin e këtij viti 2% e GDP-së. Padyshim që ky numër do të vijë duke u rritur, me shpresën që në korrik, shumica e vendeve ta përmbushin këtë angazhim për rritjen e buxhetit të sigurisë dhe mbrojtjes. 2% nuk është thjesht një numër, por dysheme, minimum i domosdoshëm për t’u ngritur në nivelin që e kërkon sot koha, kapacitetet dhe aftësitë për mbrojtjen kombëtare dhe kolektive bazuar te Artikulli 5 i NATO-s”, ka deklaruar ai në A2 CNN.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare