“Ai nuk ju flet shumë dhe nuk ju jep shumë besim”, Mathieu tregon përvojën e keqe me Luis Enriquen
Jeremy Mathieu jetoi tre sezone në Barcelonë pasi mbërriti në Camp Nou nga Valencia. Në skuadrën e Barçës ai përkoi me Luis Enriquen, atëherë trajneri i ekipit.
Në një intervistë për Bein Sports France, ish-lojtari francez nuk e la në vend të mirë trajnerin e Paris Saint-Germain, për të cilin nuk ka kujtime të mira.
“Ne do të themi se përvoja jonë ishte një përzierje. Ishte ai që më donte dhe u takuam fshehurazi për të rënë dakord për nënshkrimin”, ka thënë fillimisht Mathiue.
“Ai është një trajner që nuk ju flet shumë dhe nuk ju jep shumë besim. Luaj shumë me besim dhe, ndonjëherë, luaja ndeshje të rëndësishme dhe më pas ai ishte në bankinë. Pra, në fakt, ai kërkonte këtë në vazhdimësi”.
“Kjo është ajo që unë nuk e kuptoja. Por, ai kurrë nuk më shpjegoi pse. Ndoshta ai nuk kishte kohë, nuk e di…” .
Edhe pse ish-lojtari francez ishte një nga pjesët kyçe në dy sezonet e tij të para në Barcelonë, në të tretin pjesëmarrja e tij filloi të bjerë dhe, sipas deklaratave të tij, ai nuk e dinte kurrë arsyen sepse Enrique nuk i tha.
“Ndoshta ai punon kështu. Jo, nuk e di pse, mendoj se kështu funksionon Luis Enrique. Kështu është ai. Një problem në Paris? Ndoshta. A ndryshoi ai mënyrën e tij të të qenit dhe të bërit gjëra më pas? Nuk e di. Kështu ishte për ne te Barça dhe në fund kalova keq”, u ankua francezi për kohën e tij nën Enriquen.
Pavarësisht përvojës së tij të keqe me Enriquen, rekordi i Mathieu në Barça ishte mjaft i mirë. Si lojtar i Barçës ai fitoi La Ligan dy herë, një herë Ligën e Kampionëve, tre herë Kupën e Mbretit, një herë Superkupën e Spanjës, një herë Superkupën e Evropës dhe gjithashtu një Kupën e Botës për Klube.
Pas tre sezonesh në Barcelonë, Mathieu u largua për në Sporting Lisbona, ku luajti për tre sezone, deri në fund të sezonit 2019/20. Më vonë ai u tërhoq nga futbolli profesionist, megjithëse luajti në Francë për Luynes Sports, një ekip rajonal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre lojtarë të Chelseat lidhen me një transferim në janar te Juventusi
“Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B” – përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje