Vuçiq tha se Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin, kundërpërgjigjet Xhaferi
Kryeministri teknik i RMV-së Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin”.
Xhaferi tha se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, ndërsa theksoi se janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni.
“Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiqi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta përcjellni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu. Ajo që propagohet se gjoja po na dilka zot Vuçiqi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje”, tha mes tjerash Xhaferi.
Ndryshe, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në të cilën u diskutua për situatën në Kosovë pas ndalimit të dinarit serb, Aleksandar Vuçiq në një deklaratë për mediat amerikane foli për kryeministrin Albin Kurti, ndërsa tha se ai po ndërhyn në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Sipas Vuçiqit, Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin dhe BDI-në.
Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagim të madh nga partitë politike opozitare shqiptare në RMV, të cilat theksuan se “Vuçiqi ka dalë në mbrojtje të Ali Ahmetit dhe BDI-së”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen
Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë