LAJMI I FUNDIT:

Ofendime të mëdha, goditje topit dhe grusht karriges – Xavi në një moment të keq gjatë ndeshjes me Granadan 

Ofendime të mëdha, goditje topit dhe grusht karriges – Xavi në një moment të keq gjatë ndeshjes me Granadan 

Barcelona luajti 3:3 në ndeshjen e djeshme kundër Granadës, skuadrës së parafundit në renditjen e La Ligës dhe mori vetëm një pikë nga ndeshja nga e cila priste pikët e plota.

Barcelonës iu desh të barazonte dy herë rezultatin ndaj Granadas para tifozëve të saj dhe siguroi pikën me golin e shënuar nga Lamine Yamal në minutën e 80-të.

Xavi tha në konferencën për shtyp se ekipi i tij nuk u tregua mjaftueshëm dhe nuk arriti të mbyllte diferencën me Girona e vendit të dytë. Ai nuk hoqi dorë nga lufta për titull.


Xavi shpërthen pas barazimit me Granadan, tregon edhe fjalët që ia tha Laporta
Lexo po ashtu Xavi shpërthen pas barazimit me Granadan, tregon edhe fjalët që ia tha Laporta

“Gara për titull tani është dy pikë më e vështirë, por ne nuk do të dorëzohemi. Deficiti i pikëve është i madh, por nuk është e pamundur ta kompensojmë atë. Ne bëmë shumë gjëra të gabuara në këtë ndeshje”, tha Xavi. pas ndeshjes.

Ai tha shumë më tepër gjatë vetë ndeshjes. Kamerat rregjistruan shpërthimet e tij të zemërimit, kështu që trajneri i Barcelonës u filmua duke gjuajtur topin me inat dhe më pas duke përplasur grushtin në karrige. E gjithë kjo u pasua me ofendime dhe të bërtitura nga ai.

Tani që janë eliminuar nga Copa del Rey dhe kanë mbetur 10 pikë mbrapa Realit, Barcelona synon që të shkoj sa më larg në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori