Xavi shpërthen pas barazimit me Granadan, tregon edhe fjalët që ia tha Laporta
Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballje me Granadan, ndeshja e cila përfundoi baras 3-3.
Ishin katalunasit që krijuan të parët epërsinë, por në fund nuk arritën më shumë se një pikë dhe kjo ia ka vështirësuar gjasat për titull.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen përkundër mundësive që patën.
“Humbëm dy pikë, kishim një mundësi të mirë për ta shkurtuar diferencën. Granada ka bërë një lojë inteligjente, ushtroi presion dhe fitoi duelet. Ne kemi pasur shumë momente për ta mbyllur ndeshjen, nëse do të shënonim 2-0, loja do të kishte mbaruar”.
“Është e vështirë, sot edhe më e vështirë. Diferenca është e madhe, por jo e pamundur. Nuk do të dorëzohemi. Ndaj Villarrealit dështuam, po kështu edhe sot”
“I kemi dhuruar golat. Skuadra ka pasur besim, guxim, dëshirë… por është e pamjaftueshme. Është turp sepse ishte një mundësi e mirë për të qëndruar në garë, por po bëhet më e vështirë për ne”, tha Xavi.
Krejt në fund trajneri katalunas ka zbuluar edhe fjalët që ia tha presidenti Joan Laporta pas ndeshjes.
“Laporta më tha se kjo është e tepruar. Është një zhgënjim i madh. Ishte një ndeshje në shtëpi, duhej ta fitonim për të vazhduar luftën. Jemi të gjithë njësoj. Nuk ka dallime”, deklaroi Xavi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFrancezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë