LAJMI I FUNDIT:

“Tmerr absolut, të gjithë po bërtisnin”: Një pasagjer aeroplani që po udhëtonte nga Bangkoku në Mynih vdes pasi ka pështyrë ‘disa litra gjak’

“Tmerr absolut, të gjithë po bërtisnin”: Një pasagjer aeroplani që po udhëtonte nga Bangkoku në Mynih vdes pasi ka pështyrë ‘disa litra gjak’

Një pasagjer ka vdekur pasi ka pështyrë “disa litra gjak” në bordin e një aeroplani nga Bangkoku në Mynih.

Sipas dëshmitarëve, shtetasi gjerman dukej se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, sapo ai dhe gruaja e tij kanë hipur në fluturimin e linjës ajrore, Lufthansa.

Siç bëhet e ditur më tej, 63 vjeçari kishte filluar të djersinte shumë, sa që kishte qenë “në luftë me veten” për të marrë frymë.


Gjendja e tij është përkeqësuar me shpejtësi të madhe menjëherë pas ngritjes së aeroplanit.

Ai ka filluar të pështyjë gjak në qese, para se gjaku të fillonte të dilte nga goja dhe hunda e tij.

Ky rast nga pasagjerët e tjerë u cilësua si tmerr absolut pasi të gjithë u panë të frikësuar nga rasti, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se, stjuardesat kanë kaluar 30 minuta duke u përpjekur ta shpëtojnë burrin, përpara se ai të shpallej i vdekur.

Vdekja e tij e detyroi aeroplanin të kthehej për një ulje emergjente në Tajlandë, vetëm një orë e gjysmë pas nisjes.

Linja ajrore ka njoftuar se megjithëse janë marrë masa të menjëhershme të ndihmës së parë nga ekuipazhi dhe mjekët në bord, pasagjeri ka vdekur gjatë fluturimit.

Gjithashtu, ata shprehën keqardhje për shqetësimin e pasagjerëve të tjerë të cilëve menjëherë u është rezervuar fluturimi tjetër.

Një dëshmitar e përshkroi skenën si “tmerr absolut” – duke shtuar: “Të gjithë po bërtisnin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori