Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi sot raportin mbi ndikimin e dorëheqjes masive të vitit 2022 të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ serb të Kosovës nga sistemi i drejtësisë në rajonin e Mitrovicës.
Në njoftimin për media thuhet se ky raport analizon të dhënat statistikore për periudhën janar 2022 deri në qershor 2023 që kanë të bëjnë me kapacitetin e Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për të administruar drejtësinë në kohë dhe me efikasitet para dhe pas nëntorit 2022, kur 20 gjyqtarë, 10 prokurorë dhe 132 zyrtarë të tjerë administrativë dhanë dorëheqje.
Përveç kësaj, dorëheqje dhanë edhe katër gjyqtarë serbë të Kosovës nga Divizioni i Apelit në Gjykatën e Apelit në Mitrovicën Veriore, thuhet më tej.
“Pas integrimit të stafit gjyqësor serbë të Kosovës më 2017, këto dorëheqje ishin kthim i madh prapa për sistemin e drejtësisë në Mitrovicë. Raporti i Misionit të OSBE-së në Kosovë thekson se kjo ka rezultuar në zvogëlim të kapacitetit të gjykatës dhe prokurorisë për ndarje të drejtësisë, gjë e cila ka minuar të drejtën në gjykim brenda një kohe të arsyeshme dhe ka dëmtuar qasjen në drejtësi”, tha Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Më tej në raport theksohet si pasojë e mungesës së papritur dhe të konsiderueshme të stafit, Gjykata Themelore dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë përjetuan një rënie të ndjeshme në shkallën e procedurave gjyqësore dhe zvogëlimit të ngarkesës së lëndëve (masë kjo për matjen e efikasitetit të gjykatës dhe prokurorisë) nga 75% në 59% në gjykata dhe nga 75% në 57% në prokurori.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kanë bërë përpjekje për të adresuar këtë situatë duke rialokuar lëndë dhe staf gjyqësor, në të njëjtën kohë duke organizuar edhe diskutime lidhur me përmirësimin e rekrutimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj nga komunitetet joshumicë.
Tutje, raporti thekson domosdoshmërinë e masave për adresimin e këtyre çështjeve dhe rivendosjen e funksionimit efikas dhe të paanshëm të sistemit të drejtësisë në Mitrovicë si dhe promovimin e një sistemi shumetnik të drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët