Dy dhjetori ishte ditë e kobshme për familjen Bejtullahu nga Gjakova. Atë ditë, ata humbën personin e tyre më të dashur, Ferat Bejtullahu, i cili u godit për vdekje nga një veturë në mes të kryeqytetit.
Vajza e të ndjerit, Sihana në një reagim publik ka akuzuar institucionet për manipulim me prova.
Në një intervistë për Telegrafin të enjten, ajo tha se është e zhgënjyer nga mënyra e padinjitetshme e trajtimit të rastit.
“Kam pritur dy muaj e pesë ditë dhe kam ndjekur të gjitha rrugët ligjore që të marr vesh një përgjigje se çka po ndodhë dhe si po trajtohet rasti. Kam qenë shumë e zhgënjyer prej mënyrës së padinjitetshme të trajtimit të këtij rasti dhe vendosa që të bëj një reagim publik për atë se në çka po kaloj unë dhe familja ime”, u shpreh Bejtullahu.
Dyshime ajo tha se ka në policin dhe prokuroren të cilët janë marrë me rastin.
“Është një histori shumë e pazakontë dhe dhimbshme, që nuk kish dashtë me ndodhë nëse institucionet do ta kryenin punën e tyre. Duke filluar nga polici i rastit, i cili nuk na ka kontaktu, por kemi shkuar në zyrë te ai, duke vazhdu me prokuroren e rastit, e cila nuk na ka kontaktu fare”.
“Pas insistimit tonë që të marrim përgjigje ka thënë që nuk është më prokurore e rastit, që është dikush tjetër, nuk na ka tregu kush është, unë edhe sot e kësaj dite nuk e di kush ka qenë, kush është prokurori i rastit”, deklaroi vajza e të ndjerit.
Për hetimet në lidhje me rastin, Telegrafi ka pyetur Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe është në pritje të përgjigjes.
E Sihana Bejtullahu gjatë intervistës tregoi se si rezultat i presionit dhe reagimit të saj publik, në mëngjes janë ftuar në takim nga Kryeprokurori i Shtetit.
“Pas presionit publik i cili është bërë dje, sot në mëngjes rreth orës 9:20 kemi marrë një telefonatë prej kryeprokurorisë dhe na ftojnë për një takim. Kështu që ne do të shkojmë sot bashkë me nënën në takim për të parë se çka po ndodh me trajtimin e rastit”.
Ajo mes tjerash rrëfeu për ditën kritike dhe tregoi se babai i saj në momentin kur është goditur nga vetura ka qenë në shiritin e dedikuar për autobusë.
“Nëna ka qenë në makinë kur ka ndodhë aksidenti. Babai ka dalë me ble diçka në market. Aksidenti ka ndodhur në shiritin e autobusëve, pra ka qenë këmbësor. Makina ka qenë në shpejtësi të madhe, sepse babai nuk ka mbërri as deri në spital, pra ka qenë pa shenja jete në spital, por pastaj e kanë rikthyer dhe pas pesë ore e gjysmë prej plagëve të mëdha e të rënda ka ndërruar jetë”.
Për më shumë ndiqeni rrëfimin e plotë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje