Zhvillime të shumta kanë ndodhur këto ditë në Komunën e Prishtinës, ku kryetari Përparim Rama së fundi vendosi që të aktivizojë “fshesën” duke shkarkuar drejtorët e disa drejtorive të cilët i takonin partnerit të koalicionit, PDK-së.
Rama përveç shkarkimit të drejtorit të Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, njoftoi edhe për ristrukturim të kabinetit qeverisës të kryeqytetit.
Ai bëri të ditur të hënën se ka shkarkuar edhe nënkryetaren e Donjeta Sahatçiu që vjen nga PDK-ja dhe se në vend të saj ka emëruar zyrtaren e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
Lidhur me këtë rinkostruim të kabinetit qeverisës në kryeqytet, drejtoresha ekzekutive e Iniciativës për Proges (INPO), Albulena Nrecaj ka thënë për Telegrafin, se këto veprime të kryetarit Përparim Rama ngjajnë më shumë në hakmarrje ndaj partnerit të kolaicionit PDK.
“Rikonstruimi i qeverisjes, pa ndonjë paralajmërim apo vlerësim të përgjithshëm të punës së drejtorive pa dallim, më shumë ngjanë më një lloj hakmarrje të Kryetarit karshi anëtarit të koalicionit PDK, të cilët u publikisht u distancuan nga skandali i këmbimit të pronave dhe më shumë po shihet si tendencë për të zhvendosur vëmendjen nga ky skandal. Përformanca e drejtorive të udhëhequra nga PDK-ja nuk është kritikuar asnjëherë nga ana e kryetarit, madje as nga ato të LDK-së”, ka thënë Nrecaj.
Ajo më tek ja shtuar se ky vendim nëse mund ta quajmë si të tillë, duket si politikë ad-hock e paplanifikuar.
“Ky vendim për rikonsturim, nëse është vendim, sepse ky njoftim u bë vetëm përmes një statusi në Facebook, nga ana e kryetarit Rama, duket si politikë ad hock, e paplanifikuar dhe e pa trajtuar në rrugë institucionale brenda organeve të komunës”, tha Nrecaj.
Kryetari Përparim Rama, përveç shkarkimit të drejtorit Ilirik Musliu dhe nënkryetares Donjeta Sahatçiu ka njoftuar edhe për krijimin e disa drejtorive të reja dhe shkrirjen e disa të tjerave në një drejtori të vetme.
“Në funksion të përshpejtimit të transformimit të Kryeqytetit dhe avancimit të standardeve të ndërtimit dhe sigurisë së qytetarëve, kam vendosur që të themeloj Drejtorinë për Transformim. Në krye të saj, kam emëruar arkitektin e njohur, Ilir Murseli. Në fushën e funksionimit dhe menaxhimit më të mirë të sektorëve të Planifikimit e Urbanizmit, i pari i kryeqytetit ka marrë vendim që të bashkojë këto dy drejtori në një Drejtori të vetme, në krye të së cilës do të jetë arkitekti i njohur, Arbër Sadiki”, ka njoftuar Rama.
Më tutje, Drejtoria e Pronës dhe Drejtoria e Kadastrit do të shkrihen në një Drejtori të Pronës dhe Kadastrit, e cila do të udhëhiqet nga Doruntina Maloku.
Ndërsa, Drejtori i deritanishëm i Kadastrit, Donat Lushaku është emëruar në pozitën e zëdhënësit të kryeqytetit.
Lidhur me këtë veprime, Albulena Nrecaj nga INPO ka theksuar se shkrija e dy drejtorive në një, dhe krijimi i drejtorive të reja, nuk mund të bëhen vetëm me një vendim të kryetarit të komunës.
“Në asnjë nivel të diskutimit rreth problematikave që ka qyteti dhe komuna në përgjithësi, nuk është thënë se ndër problemet kyçe është edhe mënyra e organizimit apo funksionimit të drejtorive. Andaj, ky rikonstruim nuk është i arsyetuar ligjërisht dhe përmbajtësisht, si dhe nuk është i bazuar në indikatorë të matshëm se si do të ndryshoj situata për të mirë, në segmentet ku janë bërë ndryshimet. Kësisoj, kam dyshime nëse përformanca e komunës do të rritet më anë të këtij rikonstruimi”, tha ajo.
Kujtojmë se PDK në këtë koalicion qeveritar erdhi pas një rezultati befasisht të mirë në zgjedhjet e 31 tetorit 2021 për asamble komunale.
Kjo parti politike i kishte fituar 9 asamblistë, ose vetëm pesë më pak se LDK-ja.
Partia më e madhe në kryeqytet, megjithatë, vijoi të ishte Vetëvendosja që i ka 17 asamblistë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze