Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale L.M.
Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i kanë thënë Telegrafit se i dyshuari dhe viktima janë të moshës madhore.
Kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit L.M bëhet për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me datën 04 shkurt 2024 afër fshatit Soponicë- Komuna e Kaçanikut, me përdorimin e forcës, ka detyruar të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, me të cilën do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251