Analisti politik, Dragomir Angjelkoviq, ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq e shfrytëzoi situatën në Kosovë për të fituar pikë politike dhe për të negociuar me Perëndimin.
Angjelkoviq theksoi se Vuçiq me trajtimin e tij ndaj Kosovës tregon se sa e respekton kushtetutën dhe se kjo është diçka që nuk duhet anashkaluar aq lehtë.
“Vuçiq tregonte përralla patriotike. Kosova është monedha me të cilën ai paguan për manipulimin e zgjedhjeve dhe aferave, në mënyrë që Perëndimi ta kthejë kokën drejt saj”.
“Ajo që po bën me Kosovën është vetëm një tregues se si sillet në përgjithësi në gjithë Serbinë. Ai nesër mund të ndryshojë kushtetutën dhe të shpallet perandor nëse sillet kështu ndaj Kosovës”, thotë Angjelkoviq, shkruan Danas.
Në podkastin “Gravitation” të Qendrës Medial, që kishte të ftuar edhe panelistë të tjerë, ajo që të gjithë folësit ranë dakord është se vrasja e Oliver Ivanoviqit paraqet një pikë kthese në jetën politike të serbëve në Kosovë.
“Ne kemi përfaqësues, por përfaqësuesit tanë nuk kanë përfaqësues”, tha Milica Andriq Rakiq, përfaqësuese e serbëve nga Kosova, nga organizata joqeveritare Iniciativa e Re Sociale.
Ajo tha se Lista Serbe, si degë e Partisë Progresive Serbe në Kosovë, krijon iluzionin e përfaqësimit të interesave serbe, por se nuk ka përfaqësim real të interesave serbe.
Rakiq theksoi se vështirësitë në normalizimin e marrëdhënieve vijnë nga të dyja palët, si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina.
Siç tha ajo, politika e formimit të komunave serbe dhe vetë dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës promovon separatizmin në territor dhe e vështirëson dukshëm integrimin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles