LAJMI I FUNDIT:

Një asteroid me madhësinë e një rrokaqielli do të kalojë sonte pranë Tokës

Një asteroid me madhësinë e një rrokaqielli do të kalojë sonte pranë Tokës

Një asteroid me madhësinë e një rrokaqielli do të kalojë sot afër Tokës – duke folur nga pikëpamja kozmike.

Agjencia hapësinore amerikane, NASA thotë se asteroidi do të fluturojë 2.7 milionë kilometra larg nga planeti ynë, por nuk ka asnjë që mund ta godasë Tokën, transmeton Telegrafi.


Qendra e Agjencisë Hapësinore për Studimet e Objekteve Afër Tokës vlerëson se asteroidi është midis 210 metra dhe 480 metra i gjerë.

Kjo do të thotë se objekti qiellor ka një madhësi të ngjashme me Empire State Building në New York ose të ndërtesës The Shard të Londrës.

I zbuluar në vitin 2008, asteroid nuk do të kthehet më në rrugën tonë deri në vitin 2032 – të premten do të jetë më së afërti Tokës.

Në vitin 2032 orbita e këtij asteroidi do të jetë edhe më larg nesh se sa do të jetë tani. /Telegrafi/