Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Eric Mamer ka folur sërish sot rreth Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme, duke thënë se Kosova nuk është kritikuar për atë që euro të jetë valuta e vetme, por për mënyrën se si është miratuar vendimi.
Mamer në një konferencë për media u pyet pse duhet të kritikohet Kosova për përdorimin e euros si valutë e vetme zyrtare dhe vendimi i një institucioni të pavarur siç është Banka Qendrore e Kosovës.
“…Nuk duhet të keqinterpretohet deklarata jonë. Nuk e kemi kritikuar Kosovën për vendosjen e euros apo vendimin se cila valutë duhet të përdoret… Ajo që kemi komentuar është vetëm fakti se ky vendim u miratua pa konsultime paraprake…”, tha ai.
Sipas tij, ka institucione, si shkolla edhe spitale që iu duhet të kenë kohë për t’u përgatitur.
Lidhur me këtë shkurt foli edhe zëdhënësi i BE-së për çështje të sigurisë, Peter Stano.
Ai tha se nuk ka të bëjë asgjë me euron, por me mënyrën qysh është miratuar, impaktin dhe rrezikun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251