LAJMI I FUNDIT:

Klitschko sërish kritikon ashpër Zelenskyn

Klitschko sërish kritikon ashpër Zelenskyn

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko gjatë një interviste dhënë për ARD-në gjermane, ka deklaruar se Ukraina duhet të mbetet një vend demokratik.

Në këtë drejtim, ka disa lëvizje nga udhëheqja e shtetit ukrainas me të cilat ai nuk është dakord, transmeton Telegrafi.

Shembulli i parë i kësaj është deklarata e Sergei Leshchenko, anëtar i stafit të presidentit, se ukrainasit që janë jashtë vendit duhet të kthehen në atdheun e tyre dhe ta ndihmojnë atë – dhe se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë së ofruari mikpritje për këta njerëz.


Klitschko thotë se ishte i befasuar nga ajo deklaratë: “Nëse jemi një vend demokratik dhe i detyrojmë njerëzit të vijnë në Ukrainë, atëherë për mendimin tim kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”.

“Gjithkush ka të drejtë të marrë mbrojtje dhe askush nuk mund t’i detyrojë njerëzit që janë jashtë vendit të vijnë. Ne mund t’i bindim njerëzit, t’i ftojmë, t’i pyesim ata. Por besoj se shtrëngimi nuk është mënyra e duhur”, shtoi ai.

Duke qenë se në Kiev, përveç administratës civile të Klitschkos, ka edhe një administratë ushtarake, gazetarja Sabina Adler, e cila raporton rregullisht për ARD-në nga kryeqyteti i Ukrainës, donte të dinte “nëse lufta është një justifikim për një rikthim drejt centralizimit”.

Përgjigja e Klitschkos ishte: “Keni të drejtë, sepse reformat e vetëqeverisjes dhe decentralizimit janë ndër më të suksesshmet që janë zbatuar vitet e fundit”.

Duke kujtuar se “në Ukrainë ka tentativa për të frikësuar gazetarët, se opozita është praktikisht e padukshme” dhe “që debatet në parlament shfaqen në mes të natës”, gazetarja e ARD-së bëri një pyetje retorike: “Nga jashtë, të krijohet përshtypja se në Ukrainë është vetëm presidenti Zelensky”

“Ke të drejtë”, përgjigjet sërish Klitschko, duke shtuar se “centralizimi është një tendencë e rrezikshme kur bëhet fjalë për vendimmarrje”.

“Të mos flasësh për këtë do të thotë të pajtohesh me të”, tha ai, duke vënë në dukje se themelet e demokracisë duhet të ruhen edhe në luftë, përndryshe Ukraina nuk do të jetë më shumë e ndryshme nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Kalo në kategori