LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i Qëndrim Zybës te Legia mund të dështojë

Transferimi i Qëndrim Zybës te Legia mund të dështojë

Transferimi i mesfushorit kosovar, Qëndrim Zyba nga Ballkani te Legia Warszawa mund të dështojë, pasi thuhet ka hasur në një pengesë.

Gjatë ditëve të fundit u raportua se Ballkani dhe Legia kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit therandas.


Dje (e mërkurë) u tha gjithashtu se lojtari ka përfunduar me sukses testet dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Legia.

Qëndrim Zyba ka kaluar testet mjekësore te Legia, ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga gjiganti polak
Lexo po ashtu Qëndrim Zyba ka kaluar testet mjekësore te Legia, ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga gjiganti polak

Megjithatë, mediat polake kanë raportuar sot (e enjte), duke thënë se çështja e transferimit të dytë të Legias po zvarritet.

Pasardhësi i Bartosz Slisz, kosovari Qëndrim Zyba, do të blihej nga FC Ballkani për rreth 400 mijë euro, por zyrtarizimi ka hasur në pengesa.

Sipas gazetarit Krzysztof Marciniak nga Canal+ Sport, pas testeve mjekësore të Zybës kanë lindur dyshime.

Sot (e enjte), më vonë është paraparë një takim vendimtar dhe një vendim “po/jo” për transferimin e lojtarit.

Legia tani është më e pritur për një huazim me të drejt blerje. /Telegrafi/