LAJMI I FUNDIT:

Lajçak pas takimit me Kurtin: Pyetja e vetme është kur do të implementohet marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Lajçak pas takimit me Kurtin: Pyetja e vetme është kur do të implementohet marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit në Prishtinë takim me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, është deklaruar për media në lidhje me temat që biseduan.

Lajçak ka thënë se në Prishtinë ishte për të diskutuar për dialogun dhe progresin që mund të arrihet para se institucionet e Bashkimit Evropian të shkojnë në zgjedhje.

“Vitin e kaluar kemi pasur rezultate të rëndësishme, si njohja e targave, por kishim përparim të vogël në rrugën për normalizimin e marrëdhënieve”, tha diplomati evropian, raporton Telegrafi.


Osmani në takim me Lajçak: Kosova kërkon zbatim të plotë të marrëveshjeve dhe heqje të masave të BE-së
Lexo po ashtu Osmani në takim me Lajçak: Kosova kërkon zbatim të plotë të marrëveshjeve dhe heqje të masave të BE-së

“Më nuk ka nevojë të pyetet se çfarë të bëhet e as si të bëhet, por kur duhet të bëhet implementimi. Nëse më pyesni mua unë kisha thënë që sa më parë të bëhet implementimi. Kisha bisedime të gjata me Kurtin e Bislimin dhe tani do të analizojmë ato që kemi dëgjuar nga ta. Do të njoftojë shtetet anëtare të BE-së për këto takime”.

Lajçak thotë se bisedat kanë qe të sinqerta por shton se paraprakisht për përmbajtjen e këtyre temave duhet të njoftojë shtetet anëtare të BE-së.

Ai tha se bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe për vendimin e Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit në pagesat me para të gatshme në vend.

“E kemi përmendur këtë çështje në lidhje me vendimin e BQK-së por nuk dua të veprojë si zëdhënës i qeverisë. Nesër do të kuptoni më shumë për këtë”.

Lajçak në Kosovë - analistët flasin për pritjet nga vizita dhe kritikat e Gërvallës ndaj emisarit
Lexo po ashtu Lajçak në Kosovë - analistët flasin për pritjet nga vizita dhe kritikat e Gërvallës ndaj emisarit

“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha Lajçak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori