LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton në çastet e fundit duelin ndaj Bashkimit

Prishtina fiton në çastet e fundit duelin ndaj Bashkimit

Në një sfidë, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit, Sigal Prishtina ka mundur Bashkimin me rezultat 84:83 (31:25, 17:27, 16:11, 20:20), në javën e 19-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte interesant, ku prizrenasit kishin deri në pesë pikë epërsi 5:10, por që u fitua nga vendasit 31:26.


Në periudhën e dytë, nga momenti kur vendasit ishin në epërsi 41:36, prizrenasit nisën një seri të jashtëzakonshme 1:16 për epërsinë 42:52, por me gjashtë pikë radhazi nga kryeqytetasit pjesa e parë përfundoi 48:52.

Perioda e tretë ishte interesante, ku shumë herë u barazua rezultati, që pas 30 minutash në semafor ishte 64:63. Drama vazhdoi deri në fund. Bashkimi po fitonte 77:82, por në momentet vendimtare, bardhekaltrit barazuan shifrat në 82:82 dhe në çastet e fundit, Muhamedali Janjeva shënoi për 84:83, që ishin pikët vendimtare, pasi aksioni i fundit nga ‘Portokallezinjtë’ nuk ishte i suksesshëm.

Te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Wilson me 18 pikë e 12 asistime dhe Shaheed Davis me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Will Daniels me 24 pikë e dhjetë kërcime, Isiah Umpig me 16 pikë e 11 asistime dhe Altin Morina me 17 pikë.

Bardhekaltrit kanë 13 fitore e gjashtë humbje, derisa ‘Portokallezinjtë’ kanë shtatë fitore e 12 humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori