LAJMI I FUNDIT:

Detaje tronditëse nga rasti i 35-vjeçarit që izoloi familjarët në Tiranë, instaloi kamera dhe montoi bllokues valësh – gruaja tentonte të vetëvritej

Detaje tronditëse nga rasti i 35-vjeçarit që izoloi familjarët në Tiranë, instaloi kamera dhe montoi bllokues valësh – gruaja tentonte të vetëvritej
Foto: Ilustrim

Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi mbante mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur në Tiranë.

Sa herë që ai largohej, ju ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari Jetnor Zhaboli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person, raporton Top Channel.

Jetnor Zhaboli ishte me profesion ekonomist. Prej fillimit te marrëdhënies ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.

Rrihte dhe mbante të izoluar nënën, gruan dhe vajzën e mitur, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
Lexo po ashtu Rrihte dhe mbante të izoluar nënën, gruan dhe vajzën e mitur, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë. Kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe nipërit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Kronika e Zezë
Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Lajme
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Lajme
BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Kalo në kategori