Dua Lipa duket se është mjaft romantike si natyrë.
Siç i tha ajo revistës “Elle UK” në një intervistë: “Unë jam një besuese e madhe në dashuri. Fajësoj prindërit për këtë sepse ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe mendoj se ata kanë vendosur standardet e mia të larta. Jeta është shumë e shkurtër për të mos thënë ‘Të dua’. Sado që i them vetes të mos nxitohem në gjëra ose të kem kujdes të mos them ‘Të dua’ shpejt pa ditur vërtet nëse ka ndonjë substancë në marrëdhënie, mendoj se është shumë e rëndësishme të ndjekësh ndjenjat e tua”.
Dhe ndjenjat e saj kanë bërë disa zgjedhje në jetë!
Tabloidi ndërkombëtar Cosmopolitan ka sjell së fundmi në vëmendje historinë e lidhjeve ndër vite të Dua Lipës.
Këta janë meshkujt me të cilët artistja shqiptare ka qenë në një lidhje:
Isaac Carew: 2015 – 2017

Dua dhe kuzhinieri britanik Isaac Carew kanë qenë në një lidhje nga viti 2015 deri në vitin 2017 (dhe mbetën në një marrëdhënie me ndërprerje për disa vite pas kësaj). Dhe siç mund të shihni bazuar në fotografinë më lart, ata nuk hezitonin që ta shpërfaqnin dashurinë e tyre duke u puthur në publik.
Paul Klein: 2017 (vetëm për disa muaj)
View this post on Instagram
Ata nuk kanë qenë në një lidhje për një vit, por duket se muajt e tyre së bashku kanë pasur një ndikim të madh tek Paul, i cili i tha revistës “Harper’s Bazaar” në një intervistë se ndarja e tyre e frymëzoi atë të shkruante një album të tërë. “Nuk kam ndjerë kurrë një dhimbje të tillë. Nuk po përpiqem të jem dramatik këtu”, u shpreh ai. “Mendoj se ajo ishte hera e parë që kam qenë në dashuri dhe nuk kam ndjerë kurrë diçka të tillë në jetën time”.
Anwar Hadid: 2019 – Dhjetor 2021

Dua dhe Anwar filluan lidhjen e tyre në vitin 2019 (ajo e kontaktoi përmes DM-it në Instagram) dhe në karantinë u izoluan së bashku gjatë periudhës së COVID-19. Dua foli për kohën e tyre të kaluar në fermën e familjes së Anwarit gjatë një interviste për revistën “British Vogue”, duke thënë, “Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të mrekullueshme, dhe nëse ka diçka që duam të ndajmë së bashku, atëherë mirë, kjo është argëtuese. Ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që ju të shihni. Është një lloj dhënieje dhe marrjeje, duke u përpjekur të gjejë balancën e duhur të të qenurit kaq të emocionuar dhe të dashuruar dhe duke dashur të ndajmë atë me njerëzit përreth nesh, por në të njëjtën kohë duke mos dashur të ekspozoj shumë”.
“Us Weekly” konfirmoi ndarjen e tyre para festave të fundvitit në vitin 2021, duke thënë se ata ishin “në një pushim” dhe “nuk po takoheshin më”.
Trevor Noah: Shtator 2022

E përditshmja DailyMail publikoi një fotografi të Duas dhe Trevorit “duke u puthur dhe përqafuar në një natë të ngrohtë” ndërsa ishin në New York City në shtator të vitit 2022, dhe një burim vuri në dukje: “Ata ishin ulur qetësisht larg të tjerëve në restorant. Ishin të qartë që ishin të interesuar për njëri-tjetrin dhe u ulën afër njëri-tjetrit gjatë gjithë vaktit. Ata dolën së bashku dhe ecën, duke u ndaluar për përqafime të gjata dhe për të dytën herë me puthje dhe përqafime”.
Jack Harlow: Nëntor 2022 – ?

Tabloidi amerikan “Page Six” raportoi që Jack dhe Dua filluan të takoheshin pasi u takuan në “Variety Hitmakers Brunch” në nëntor të vitit 2022, ku ajo u bë “shumë e çmendur” pas tij. Një burim i tha gazetës që Jack ishte “shumë i interesuar për të” dhe ishte “duke e ndjekur me forcë” romancën. Sigurisht që gjërat nuk përfunduan si duhet, dhe së shpejti pas kësaj, Dua u lidh me regjisorin Romain Gavras.
Romain Gavras: Shkurt 2023- Dhjetor 2023

Dua dhe regjisori Romain Gavras (i cili më parë ka qenë në një lidhje me Rita Orën) i dhanë fund lidhjes pas pothuajse një viti takimesh në vitin 2023. Tabloidi britanik “The Sun” raportoi një artikull ku ndër të tjerash citonte: Dua Lipa dhe Romain ndahen pas një vere dashurie. Ajo ka qëndrimin e një njeriu me fokus të fortë kur vjen puna tek karriera dhe ata përfunduan marrëdhënien përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e donte shumë Duan, por ajo nuk planifikon të ngadalësojë për asgjë apo askënd”, duke iu referuar kështu faktit se për të puna është në rend të parë gjithmonë.
Callum Turner: Janar 2024 – vazhdon

“Dua dhe Callum” u zbulua se ishin lidhje nga kush tjetër? – Tabloidi i famshëm që njihet për zbulimin e lidhjeve, “DeuxMoi”, shkroi një artikull ku theksonte se një informues u tha atyre se çifti u pa në Tower Bar duke “u dukur të përzemërt me njëri-tjetrin” pas përfundimit të ceremonisë së çmimeve “Golden Globes 2024”. Më pas, Lipa u pa më pas duke marrë pjesë në premierën e serialit “Masters of the Air” ku Callum luan rolin kryesor. Tabloidi amerikan “TMZ” gjithashtu postoi një video të tyre ku shiheshin në çaste të afërta me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Kim Kardashian zbulon se ish-bashkëshorti i saj e detyroi t’ia kthente unazën edhe pse e kishte paguar vetë

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker