LAJMI I FUNDIT:

Sport: Florentino Perez do të sakrifikojë Vinicius Jr për Mbappen

Sport: Florentino Perez do të sakrifikojë Vinicius Jr për Mbappen

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se ka vendosur të “sakrifikojë” dhe të shesë Vinicius Junior nëse sulmuesi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe arrin në Santiago Bernabeu këtë verë.

Kanë kaluar pak më shumë se dy javë më parë që kur drejtori i OK Diario, Eduardo Inda raportoi në programin e popullarizuar El Chiringuito de Jugones se Real Madridi po konsideronte një shitje të sulmuesit anësor, Vinicius Jr.


Tani është gazeta e njohur sportive Sport, e cila raporton se pikërisht ylli brazilian do të jetë i sakrifikuari për transferimin e Mbappes, pasi vendimi është marrë edhe nga një perspektivë futbolli.

Kjo për shkak se besohet se Vinicius dhe Mbappe janë “të papajtueshëm” në fushë pasi ata të dy zënë krahun e majtë të sulmit – edhe pse francezi është më se i aftë të luajë edhe si qendërsulmues.

Perez e sheh Mbappen si lojtarin më të mirë të planetit në të ardhmen, ndërsa Vinicius Jr – edhe pse padyshim lojtar i klasit botëror – nuk është bërë “Neymar i ri” që pritej prej tij kur Real Madridi i pagoi 45 milionë euro klubit të fëmijërisë, Flamengo, për shërbimet e tij në vitin 2018.

Gazeta Sport sugjeron se Vinicius Jr duke u tallur me golin e tij me dorë në fitoren 3-2 të së dielës ndaj Almerias, i jep Perezit arsye për të kërkuar largimin e tij gjithashtu, në një shenjë të polemikave të pafundme të 23-vjeçarit që shpesh e shohin atë të përplaset me lojtarët kundërshtar dhe tifozët e tyre.

Man Utd është gati ta paguajë shifrën marramendëse për transferimin e Vinicius Jr
Lexo po ashtu Man Utd është gati ta paguajë shifrën marramendëse për transferimin e Vinicius Jr

Nëse Vinicius Jr do të dilte vërtet në treg për shkak të ardhjes së Mbappe – i cili, sipas Footmercato tashmë ka rënë dakord për kushtet me Real Madridin – ai do të kishte pafund ekipe të interesuara për transferimin e tij.

Gjigantët e Ligës Premier, Manchester United, janë lidhur me një lëvizje për brazilianin kohëve të fundit ashtu sikurse ekipi aktual i Mbappes, PSG, që mund të jenë gjithashtu të interesuar ta bëjnë atë zëvendësuesin e francezit në Parc des Princes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Premier League
Kalo në kategori