Një ditë para takimit të tij të parë me kryeministrin ukrainas dhe vetëm disa orë pasi raketat ruse ranë në Kiev, kryeministri sllovak Robert Fico, ka këmbëngulur sot se jeta në kryeqytetin ukrainas zhvillohet “krejt normal” dhe se nuk ka luftë, shkruan Reuters.
Fico, i cili mori detyrën në tetor dhe ndryshoi kursin e politikës së jashtme të Sllovakisë për t’i dhënë fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën, po fliste në një konferencë për media në lindje të Sllovakisë.
Ai është planifikuar të takohet me homologun e tij ukrainas Denis Shmyhal në qytetin perëndimor të Ukrainës, Uzhhorod, transmeton Telegrafi.
Gazetari e pyeti Ficon nëse do të ishte e përshtatshme që ai të udhëtonte në Kiev për të kuptuar më mirë luftën e Ukrainës me Rusinë, e cila po i afrohet vitit të dytë që nga pushtimi rus.
“Ka një konflikt që është i lokalizuar”, u përgjigj Fico, duke pyetur: “Vërtet beson se ka një luftë në Kiev? Po tallesh, të lutem, shpresoj të mos jesh serioz. Shko atje dhe do të shohësh jetën normale që po zhvillohet në qytet, një jetë krejtësisht normale”.
Ai shtoi se është më praktike të takohet në Uzhgorod, të cilin ai tha se u zgjodh nga pala ukrainase pasi Fico fillimisht donte një takim në kufirin e përbashkët të dy vendeve.
Fico ka bërë më parë deklarata që pasqyronin qëndrimin e tij pro-rus. Shumë udhëheqës të tjerë të huaj udhëtuan për në Kiev – me tren, për shkak të kërcënimit të sulmeve ajrore – për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Që nga fillimi i luftës, në Kiev janë aktivizuar 967 sirena që paralajmërojnë sulme ajrore, për një total prej 1133 orësh.
Transporti publik u pezullua gjatë momenteve të tilla dhe metroja dhe zonat e tjera nëntokësore shërbyen si strehimore.
Sulmet ajrore prishën sërish paqen e mëngjesit të Kievit të martën, me zyrtarët që thanë se 20 persona, përfshirë një djalë 13-vjeçar, u plagosën. Të paktën gjashtë persona vdiqën në sulmet në qytete të tjera.
Dhe ndërsa Fico pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën, ai lejoi prodhuesit sllovakë të armëve dhe municioneve të vazhdojnë shitjet e tyre në Ukrainë.
Ai tha se ndihma ushtarake vetëm e zgjat luftën dhe se paqja kërkon kompromise – pavarësisht pikëpamjeve ukrainase dhe perëndimore se Ukraina do të bjerë pa mbështetjen ushtarake perëndimore.
Fico tha se Ukraina mund të marrë fondet e BE-së dhe mbështeti me kusht anëtarësimin e Ukrainës në BE, por tha se do të bllokonte përpjekjen e vendit për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale
Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale