Rusët kanë filluar të ndjejnë në masë të madhe efektet e luftës në Ukrainë, por edhe të sanksioneve të vëna nga vendet perëndimore si kundërpërgjigje ndaj agresionit të tyre në Ukrainë.
Ushtria e Vladimir Putinit në mungesë të pajisjeve në terren, kanë filluar të modifikojnë armët e vjetra, shkruan Forbes.
Duke ditur se po u mungon municioni, forcat ruse kanë filluar me modifikimin e raketahedhësve RBU-6000 që janë dedikuar për anije, duke i vendosur nëpër kamionë dhe mjetet e tjera te blinduara MT-LB, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht që nuk është edhe aq precize, RBU-6000 nuk është një armë edhe aq e dobët. Por duke marrë parasysh se është vendosur në kamionë dhe tanke, rusët rrezikojnë që të dështojnë në misione kundër ukrainasve.
Rrezja e veprimit të RBU-6000 është vetëm disa kilometra, kështu që automjeti që e bart është i ndjeshëm ndaj sulmeve nga mortajat, armët antitank dhe dronët me rreze të shkurtër veprimi, si dhe sulmet nga artileria e rëndë dhe raketat, të cilat kanë një rreze veprimi prej dhjetëra kilometrash.
Në anën tjetër, shumë ushtarë rusë kanë folur publikisht nëpër disa video amatore, sesi janë dërguar në front me armë të vjetra, antiplumb pa ndonjë efekt, pasi shumica prej tyre janë të përshkueshëm nga plumbat.
E kur flitet për çizmet dhe uniformën, ata shpesh kanë theksuar se qëndrojnë në temperatura të ulëta me çizme të shqyera si dhe uniformë të vjetruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHungaria bllokon mbështetjen për Ukrainën
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze
Pse Orban po kërkon të ndryshohet statusi i Hungarisë në NATO
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë