LAJMI I FUNDIT:

Karim Benzema i dërgon një paralajmërim të ashpër Salahut për kalimin në Arabinë Saudite

Karim Benzema i dërgon një paralajmërim të ashpër Salahut për kalimin në Arabinë Saudite

Karim Benzema i ka dërguar një paralajmërim të ashpër Mohamed Salah, në mesin e raportimeve se egjiptiani do të transferohet në Arabinë Saudite.

Gjatë afatit kalimtar veror, Benzema mori një vendim shokues për të braktisur futbollin evropian në favor të Lindjes së Mesme.


Francezi u largua nga gjiganti spanjoll Real Madrid, në drejtim të klubit nga Liga Saudite, Al-Ittihad. Benzemas në këtë rrugëtim iu bashkuan edhe disa yje të tjerë si N’Golo Kante dhe Fabinho.

Al-Ittihad raportohet u mundua të joshë Salahun për t’u larguar nga “Anfield”, por besohet se oferta e tyre në regjionin e 150 milionë eurove, është refuzuar nga Liverpooli.

Sidoqoftë, Benzema thuhet se ka shprehur dëshirën që të largohet nga Arabia Saudite për t’u rikthyer përsëri në Evropë.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, sulmuesi francez po ndihet nën presion të lartë dhe do të donte të largohej përkohësisht nga Al-Ittihadi.

Karim Benzema afër rikthimit sensacional në Evropë, por ai duhet të bëjë një sakrificë
Lexo po ashtu Karim Benzema afër rikthimit sensacional në Evropë, por ai duhet të bëjë një sakrificë

Gjatë javëve të fundit, ka pasur zëra se Benzema mund të transferohej në Ligën Premier, pasi klube si Manchester United, Arsenal dhe Chelsea, kishin shprehur interesim për të.

Ky është një sinjal i qartë për Salah në një farë mënyre, pasi që në rast se ai vendos të transferohet në Arabi, do të përballej me një presion të lartë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori