LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 32 vjeçar në Viti për armëmbajtje pa leje – policia i konfiskoi armën dhe tetë fishekë

Arrestohet një 32 vjeçar në Viti për armëmbajtje pa leje – policia i konfiskoi armën dhe tetë fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:30 në Viti,  përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari L.H. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar) është në posedim të armës ilegale.

Zyrtarët policor gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit TT M-57 e kalibrit 7.62, një karikator dhe tetë copë fishekë të gjitha pa leje.


“I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë themelore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/