LAJMI I FUNDIT:

Hojbjerg kërkon largimin, alarmohen katër skuadrat e mëdha evropiane

Hojbjerg kërkon largimin, alarmohen katër skuadrat e mëdha evropiane

Edhe pse kohëve të fundit ai ka marrë më shumë hapësira dhe ka filluar të luaj, Pierre-Emile Hojbjerg sërish dëshiron të ndryshojë skuadër.

Mesfushori danez e ka vendosur të largohet nga Londra gjatë afatit kalimtar të janarit duke alarmuar skuadrat e mëdha që kanë shprehur interesim për të.

Juventusi mbetet favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e danezit, me Zonjën e Vjetër që ka probleme të mëdha në mesfushë dhe trajneri Allegri e pëlqen jashtëzakonisht shumë danezin.


Juventusi e ka prioritet transferimin e Pierre-Emile Hojbjerg
Lexo po ashtu Juventusi e ka prioritet transferimin e Pierre-Emile Hojbjerg

Gjiganti italian megjithatë nuk është gati të shpenzoj tani në janar, pasi dëshiron vetëm huazimin e tij gjashtë mujor me të drejtë blerje në qershor.

Por nuk janë vetëm bardhezinjtë në garë për Hojbjerg, pasi edhe skuadra tjera të mëdha kanë kontaktuar Tottenhamin për t’i fituar shërbimet e tij.

Atletico Madridi planifikon të bëjë dy nënshkrime nëse Angel Correa largohet në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Atletico Madridi planifikon të bëjë dy nënshkrime nëse Angel Correa largohet në Arabinë Saudite

28-vjeçari është edhe në radarin e Napolit, Atletico Madrid si dhe gjigantit gjerman Bayern Munich që po synon rikthimin e danezit në Allianz Arena.

Spurs janë të gatshëm ta huazojnë lojtarin për gjashtë muaj në mënyrë që blerje të jetë e obliguar nga ajo skuadër që fiton shërbimet e tij prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori