LAJMI I FUNDIT:

Rama për Rugovën: 18 arsye më shumë për t’u përulur përpara monumentit kombëtar

Rama për Rugovën: 18 arsye më shumë për t’u përulur përpara monumentit kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e vdekjes së tij.

Rama thotë se sot janë bërë 18 vite pa Ibrahim Rugovën, dhe se sot janë edhe 18 arsye për t’u përulur nderim përpara monumentit të kujtesës kombëtare, transmeton Telegrafi.


#LiriaKaEmër, 18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”, shkruan Rama në Facebook.

Ndryshe, sot janë bërë 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore./Telegrafi/